Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekullit XX-të. Ai nuk ishte thjesht një sportist, aftësia e të cilit në boks e mahniti SHBA-në dhe mbarë botën. Por ishte edhe një activist civil që denoncoi të gjitha gabimet që pa në botën që jetoi.
Kampioni botëror i peshave të rënda ndryshoi emrin e tij të lindjes, Kasius Klej, në Muhamed Ali pasi u konvertua në besimin islam. Ai pyeti publikisht amerikanët, pse duhet të shkonin të vrisnin njerëz në një vend tjetër. Ai rrezikoi shpeshherë karrierën e tij, me qëndrimet e forta kritike.
Lindi më 17 Janar 1942 në Luisvil të Kentakit. Nisi të merrej me boks që në moshën 12-vjeçare. Një ditë denoncoi vjedhjen e biçikletës tek polici i patrullës Xho Martin. Ky i sugjeroi që të mësonte si të mbrohej vetë. Pasi spikati në radhët e amatorëve, Ali bëri shpejt emër që para se të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1960 në Romë.
18-vjeçari fitoi medaljen e artë në peshat e lehta. Një gjest racist në një klub në Majami, ndezi zemërimin e tij të egër kundër padrejtësisë racore. Atij iu refuzua shërbimi në një lokal, dhe në shenjë revolte e hodhi në lumë medaljen e tij të artë olimpike.
Në vitin 1964 filloi titullin kampion në peshat e rënda. Organizata ?Islmic Nation?, e bindi të mbështeste luftës kundër ndarjes racore. Ai ndryshoi besimin fetar në vitin 1963, frymëzuar nga miku i tij i ri Malcolm X. Veprimi i tij u prit me reagime të përziera nga publiku në atë kohë.
Pasi mbrojti titullin e tij kampion për herë të gjashtë, Muhamed u thirr të shërbejë në ushtrinë amerikane në vitin 1967 në Luftën e Vietnamit. Ai refuzoi, duke thënë se lufta nuk ishte në përputhje me besimin e tij. ?Ndërgjegja ime nuk do të më lejojë të vras vëllain tim, apo disa njerëz të varfër dhe të uritur. Ata nuk kanë quajtur kurrë mua njeri të egër. Nuk më kanë linçuar kurrë?- deklaroi ai.
Pasojat ishin të rënda:Aliut iu hoq titulli i tij kampion, dhe u dënua për refuzim të shërbimit ushtarak me 5 vjet burg. I liruar në apel, por i ndaluar të ndeshej në ring, Muhamed Ali përdori fjalimet publike dhe debatet, për të shprehur neverinë e tij ndaj Luftës në Vietnam.
Pas apelimit të çështjes, iu deshën 4 vjet që ajo të arrinte në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit, e shfuquzoi dënimin e tij në vitin 1971, duke lejuar rikthimin e tij në ring. Pas disa ndeshjeve që kanë hyrë në historinë e boksit, ishte diagnoza me sëmundjen e Parkinsonit ajo që e detyroi të tërhiqej nga ky sport.
Ali u tërhoq në vitin 1981, pasi humbi kundër Trevor Berbik. Ai u diagnostikua me Parkinson vitin që pasoi. ?Nuk kam dhimbje. Thjesht një përgjumje të lehtë hera-herës, një dridhje të vogël. Asgjë me rëndësi. Nëse do të kisha një shëndet të përsosur – nëse do të kisha fituar 2 ndeshjet e mia të fundit – nëse s?do të kisha asnjë problem, njerëzit do të kishin frikë nga unë. Tani ata ndjejnë keqardhje për mua Ata mendonin se unë se isha një supermen. Tani ata mund të thonë:Ai është njeri si ne. Ai ka probleme!?- do të deklaronte në një intervistë.
Pavarësisht sëmundjes Ali udhëtoi për në Liban në vitin 1985 në një mision humanitar, ndërsa ndihmoi negociatat për lirimin e pengjeve amerikanë në Irak në vitin 1990. Ai ndezi flakën në Lojërat Olimpike në Atlanta në vitin 1996, megjithë duart që i dridheshin.
Muhamed Aliu takohej rregullisht me presidentët, krerët e shteteve, dhe madje edhe Papën në Vatikan. Në vitin 2005, presidenti Bush i dha Medaljen Presidenciale të Lirisë. Në një rast, ai deklaroi për revistën ?People?, se ishte penduar që nuk kishte kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij, por nga ana tjetër nuk ishte penduar që ishte marrë me boks.
?Nëse nuk do të isha boksier, s?do të isha i famshëm. Dhe nëse nuk do të isha i famshëm, nuk do të kisha mundësi të bëja atë që po bëj tani?- deklaroi ai. Muhamed Ali vdiq në vitin 2016 në moshën 74-vjeçare. Ai la pas 9 fëmijëe dhe bashkëshorten e tij, Jolanda Uilliams. Ai la gjithashtu disa thënie të pavdekshme:bëni gjënë e duhur, thoni atë që mendoni, dhe luftoni për atë që besoni./Allthatsinteresting.com- Përshtatur nga CNA.al
Nga Jeremy Cliffe “New Stastesman”* Nëntë persona u vranë të...
Nga Richard Partington “The Guardian”* Kostoja në rritje e e...
* Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon...
Nga Andreas Kluth “Gulf News”* Shumë gjëra, i ndajnë këto di...
Nga Tony Shaffer “The Hill”Presidenti Donald Trump, premtoi ...
A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, d...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Presidenti francez Emanuel...
Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencë...
Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në...
* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm...
Zyrtarët e shërbimeve diplomatike në ambasadat dhe konsullat...
* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njol...
Nga Yi-Zheng Lian “The New York Times”* Sëmundja e re e koro...
Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”* Që shumë vende evro...
Nga Christos Lynteris “The New York Times”* Epidemia e fundi...
Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-t...
Nga James Downing “Free beacon”* Që kur presidenti Donald Tr...
* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnj...
Nga Walter Mayr “Der Spiegel”* A është vërtetë e mundur që b...
Nga Karen Alea “Narratively”* “E dëgjuat lajmin?”-e pyeta Ma...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...