VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Nga James Downing ?Free beacon?
* Që kur presidenti Donald Trumpi mori detyrën, mediat kanë shkruar me qindra araportime mbi konfliktet që ndodhin brenda Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa viti i tij i parë, u shoqërua me ndarje të dukshme ideologjike midis stafit dhe një qarkullim të lartë të drejtuesve të lartë, një konflikt i tillë nuk është i ri, siç tregohet edhe në librin e fundit të Tevi Troj ?Shtëpia e sherrit:Rivalitetet në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trump?.
Libri përshkruan përplasjet brenda stafeve presidenciale në kohën moderne. Stafi modern, nisi që me paraardhësin e Trumanit, Frenklin Ruzvelt, kur qeveria federale u zgjerua shumë nën politikat e tij të New Deal (Marrëveshjes së Re). Akti i Riorganizimit i vitit 1939, krijoi Zyrën Ekzekutive të Presidentit, e cila që nga ajo kohë është zgjeruar me më shumë se 1.600 punonjës, duke gjeneruar shumë karriera të spikatura.
As Shtëpia e Bardhë e presidencës Ruzvelt, nuk ishte e imunizuar nga konfliktet e brendshme. Agjensitë e reja dhe autoritetet qeveritare, përplaseshin vazhdimisht me njëra-tjetrën, dhe vetë presidenti ?hartoi teorinë e tij të menaxhimit të konfliktit?, nën këshillimin e ndihmësit të tij Stefën Hes.
Ndërkohë presidentët Truman dhe Duajt Ajzenhaur, zhvilluan më shumë operacione të kontrolluara dhe morën shumicën e këshillave nga anëtarët e kabinetit, gjë që minimizoi rivalitetin e brendshëm. Gjithsesi edhe Shtëpia e Bardhë në kohën e Trumanit, pati shumë konflikte.
Shembulli kryesor vinte nga vendimi për të njohur shtetin e ri të Izraelit. Sekretari i Shtetit Xhorxh Marshall, ishte i vendosur kundër njohjes së këtij shteti, duke argumentuar se ky akt do të zemëronte arabët, që do ta shkatërronin me luftë shtetin e ri.
Por këshilltari special Klark Kliford, paraqiti kundër-argumentet e tij:Ai shqetësohej për votën e hebrenjve në Neë Jork, dhe për Luftën e Ftohtë që po zhvillohej ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe në të cilin Izraeli mund të bëhej aleat i Moskës. Pikëpamjet e Kliford triumfuan.
Por në një takim të zyrtarëve më të lartë pak para se të shpallej njohja, Marshall shkoi aq larg sa të kërcënonte se do të votonte kundër Trumanit në zgjedhjet e ardhshme prsidenciale. Roli i stafit të Shtëpisë së Bardhë, u ?çimentua? në vitet 1960 nën presidentët Xhon Kenedi dhe Lindon Xhonson, të cilët e shndërruan politikëbërjen në një prerogativë të Shtëpisë së Bardhë.
Beteja më e famshme e brendshme ishte ajo midis vëllait të Xhon Kenedit, Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kenedit, dhe zv/presidentit Lindon Xhonson. Xhonson nuk kishte marrëdhënie të mira me Robert Kenedin.
Të dy u konfliktuan në zonën ku u mbivendosën kompetencat e tyre, veçanërisht tek të drejtat civile. Troj thotë se ishte ndryshimi i dinamikës së pushtetit midis dy burrave, arsyeja kryesore e konfliktit. Në fillim të marrëdhënies së tyre, Robert Kenedi ishte një senator i dobët, ndërsa Xhonson drejtonte vendin.
Në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhënia e ngushtë me të vëllain president i dha avantazh Robert Kenedit, por vrasja e vëllait të tij e zhvendosi dinamikën në favor të Xhonsonit. Ndërkohë nën presidentin Riçard Nikson, politika e jashtme u dominua nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Henri Kisinger, që e mposhti Sekretarin e Shtetit Uilliam Roxhers.
Gjithsesi, Rogers kishte disa avantazhe, siç ishte miqësia e gjatë me Niksonin që në kohën e administratës Ajzenhauer. Por Kisinger ishte shumë i zgjuar dhe ambicioz. Ai e përdori afërsinë e tij me presidentin, për të fituar besimin e këtij të fundit. Kisinger e pozicionoi veten si lojtari kyç në politikën e jashtme të Niksonit, aq sa Roxhers u mënjanua nga njëra prej lëvizjev më të mëdha të politikës së jashtme të Niksonit:rilidhja e marrëdhënieve me Kinën komuniste.
Për shembull, Kisinger u hoq si i sëmurë ndërsa ndodhej për një vizitë në Pakistan, për të shkuar fshehurazi në Kinë, dhe diskutuar me Pekinin mundësinë e lidhjes së raporteve diplomatike. Kur ndodhi ajo ngjarje historike, Roxhers u la jashtë takimit kryesor midis Maos dhe Niksonit, në të cilin morri pjesë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë.
Debatet mbi politikën e jashtme, dominuan gjatë administratës në të cilën vetë Troj shërbeu si ndihmës, atë të Xhorxh W.Bush. Ndarja e madhe në atë kohë ishte midis zv/presidentit Dik Çeni dhe Sekretarit të Mbrojtjes Donald Ramsfeld nga njëra anë, dhe Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell nga ana tjetër.
Pauell ishte shumë më i kujdesshëm lidhur me një luftë të mundshme kundër Irakut, sesa Çeni dhe Ramsfeld. Konflikti nuk u zhvillua direkt, por më tepër përmes një serie rrjedhjesh mediatike nga Pauell, dhe kujtimeve të shkruara nga vetë Ramsfeld.
Megjithatë, disa nga pjesët më argëtuese të librit, kanë pak lidhje me mosmarrëveshjet e mëdha mbi politikat, dhe më shumë me natyrën personale të përplasjeve. Në Shtëpinë e Bardhë të Xhorxh Ë.Bush, zv/prokurori i Përgjithshëm Xhejms Komej u cilësua në mënyrë të çuditshme si ?Shën Xhimi? nga kundërshtarët.
Shefi i parë i shtabit i presidentit Barak Obama, Rahm Emanuel, e quante këshilltarin e politikës së jashtme Ben Rhodes ?Hamas?, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit mbi konfliktin Izrael-Palestinë. Tek e fundit, një nivel konflikti mund të jetë diçka pozitive për një president. Konflikti mund të ndihmojë në suksesin e politikave të caktuara, po aq sa mund të ndihmojë në fundosjen e një administrate të dobët./ Përshtatur nga CNA.al
* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnj...
Nga Walter Mayr “Der Spiegel”* A është vërtetë e mundur që b...
Nga Karen Alea “Narratively”* “E dëgjuat lajmin?”-e pyeta Ma...
Nga Andrew Hammond ”Gulf News”* Konferenca e Sigurisë e Myni...
Nga Annie Sparow “Foreign Policy”* Përhapja e epidemive ësht...
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe intere...
Nga Lily Kuo “The Guardian”* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtu...
Nga Jacob Heilbrunn ”National Interest”* Kur Donald Trumpi, ...
* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i...
Nga Aidan Foster-Carter “The Diplomat”* Tre vjet më parë, Ki...
Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”* Rekrutët që i fshehin fy...
Nga Licia Cianetti “The Conversation”* Gjatë dekadës së shku...
Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj...
Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bek...
Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies ...
Nga Hugh Thomson “Spectator”* Libri i mëhershëm mbi udhëtime...
Stereotipi i shkencëtarit të “çmendur”, ka frymëzuar shumë l...
* Nikola Tesla, e nisi karrierën e tij me perspektivën e një...
Nga Edward Lucas, “Center for European Policy Analysis”* Të ...
Një studim i ri, ka zbuluar se kur njerëzit shohin një film ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...