Studimi/ Hakmarrja u fal njerëzve më shumë kënaqësi sesa falja
Një studim i ri, ka zbuluar se kur njerëzit shohin një film ...
Nga Edward Lucas, ?Center for European Policy Analysis?
* Të fitosh vëmendjen e botës është diçka e vështirë, sidomos nëse vendi yt është rishfaqur vetëm kohët e fundit në hartë. Injoranca është e madhe. Unë e kam kaluar shumicën e 30 viteve të fundit, duke sqaruar lexuesit se ?balltikët? nuk janë e njëjta gjë me ?ballkanasit?, se Sllovakia nuk është Slloveni (dhe anasjelltas) etj.
Por marrëveshjet mbi termat, kanë vetëm një ndikim të kufizuar. Ajo që vërtet ka rëndësi janë përvojat e dorës së pare, që merren nga 5 shqisat tona njerëzore. Të huajt që vizitojnë qytete dikur të lavdishme dhe peizazhin e tyre të mrekullueshëm, I humbasin me shpejtësi stereotipet e tyre rreth këtij vendi.
Kur shijojnë ushqimin dhe pijet tradicionale, ata harrojnë paragjykimet e tyre në lidhje me një dietë të rëndë plot yndyrna dhe me alkool të fortë. Moda imagjinare, bën të njëjtën gjë me paragjykimet në lidhje me shamitë. Disa nga këto ndryshime në perceptim, ndodhin në mënyrë automatike.
Por shumë gjëra varen nga zgjuarsia, motivimi dhe vetëbesimi i banorëve të një vendi. Në fillim të viteve 1990, presidenti i Estonisë Lenart Meri, këmbëngulte që miqve të huaj t?u shërbehej birra, uji mineral dhe ëmbëlsirat e vendit. Më herët, estonianët kishin tentuar t?u bënin përshtypje vizitorëve të tyre të huaj, duke u ofruar atyre produkte nga Finlanda.
Prodhimi vendor, vlerësohej ende si i dorës së dytë. Javën e kaluar mbajtja një fjalim në takimin e Shoqatës Shqiptare në Britaninë e Madhe, në një aktivitet të organizuar në ambasadën e Kosovës në Londër. Pashë me vëmendje tryezën, duke shpresuar të gjeja ndonjë element autentik nga trojet e Skënderbeut.
Kosova po lufton për mbijetesë. Numri i vendeve që e njohin si shtet po ult, dhe nuk po rritet. Ajo duhet të shfrytëzojë çdo tipar dallues që ka. Një pasuri e madhe minierash ?ekonomisë lokale në kohën e Jugosllavisë ? shfrytëzohet sot në një mënyrë modeste.
Eko-turizmi dhe vera, ofrojnë perspektiva shumë më të mira. Vende të tjera kanë treguar sesi mund të bëhet kjo:?diplomacia e verës? e Gjeorgjisë ka qenë e shkëlqyer, dhe në disa aspekte më e efektshme, sesa përpjekjet e Ministrisë së Jashtme në Tbilisi. Por ajo çka ndodhej në tryezë ushqimet, lëngu, ujë mineral, ishin marka standarde të supermarketeve.
Më keq akoma, vera që ofrohej vinte nga Kili dhe Franca. U trondita. Kili është një nga shumë vendet e Amerikës Latine që ka ndjekur shembullin e Spanjës, duke mos pranuar ta njohë Kosovën si një vend të pavarur. Dhe akte të tilla, po i mbajnë nën presion të madh kosovarët, dhe në një situatë diplomatike, ku janë të paaftë për t?u anëtarësuar në Organizatën e Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera të rëndësishme:mund ta quani fare mirë edhe ?Tajvani? i Evropës.
Vitin shkuar, Franca bllokoi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një goditje kjo e hidhur për të dyja vendet, por sidomos për maqedonasit, që gëlltitën krenarinë e tyre duke e ndryshuar emrin, për të qetësuar ndjeshmëritë nacionaliste të Greqisë.
Vera e markës ?Petit Chablis, ishte e shijshme, por diplomacia e përqendruar në vetvete në dritëshkurtësinë e presidentit Emmanuel Makron, të lë një shije të hidhur. Pyeta një diplomat nëse ambasada kishte ndonjë gjë për të ngrënë apo pirë që vinte nga Kosova.
Kosova prodhon ?Stone Castle?, një verë e prodhuar nga rushi Risling i kultivuar në luginën e Rahovecit, një rajon ku vera prodhohet rregullisht prej më shumë se 2.000 vjetësh. Nuk është se unë prisja ndonjë byrek me hithra të bërë në shtëpi, por nuk do të ishte shumë probeme vendosja në tavolinë e disa shisheve Rugova ose Spirit of Drini, Shpirti i Drinit(dy markat kryesore të ujit mineral në Kosovë).
Nuk mund ta imagjinoj ndonjë ambasadë franceze, që nuk u tregon të tjerëve në çdo rast trashëgiminë gastronomike të vendit. Edhe ambasadat britanike shërbejnë tani verë të prodhuar në Angli. Mungesa e fuqisë së butë – forca bindëse e një marke kombëtare – është një problem serioz i sigurisë në vendet post-komuniste. Shija dhe aroma, janë një vend i mirë për të filluar ndërtimin e kësaj fuqie./ Përshtatur nga CNA.al
Një studim i ri, ka zbuluar se kur njerëzit shohin një film ...
Nga Madeleine Albright & Igor Ivanov, “The New York Times”* ...
Nga Michael Le Page & Debora MacKenzie, “New Scientist”* Nës...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”* Muajin e shkuar, pres...
Nga David N.Bossie “Fox News”* Rezultatet e zgjedhjeve brend...
Nga Xiao Qiang “Project Syndicate”* Në librin e tij të vitit...
Një ofensivë siriane e mbështetur nga Rusia në Idlib i ka sj...
Drezdeni pandehte se ishte i sigurtë, besonte se mburojë kis...
Nga Ivana Kottasová, Stephanie Halasz & Claudia Otto “CNN”Pl...
A keni menduar ndonjëherë, se si disa njerëz ia dalin të qën...
Sot shumica prej nesh, janë pjesë e të paktën njërës prej pl...
Xhorxh Uashingtoni ishte një flokëkuqXhorxh Uashingtoni, nji...
Të gjithë e dinë se fëmijët e parëlindur janë udhëheqës naty...
Nga David Howell “Japan Times”Më shumë se 30 vjet më parë, n...
Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku j...
Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrë...
Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”Në takimi...
Stereotipet tradicionale gjinore, thonë se gratë janë ato që...
Nga Toby Vogel & Kurt Bassuener ”Eu Observer”Komisioni Evrop...
Nga Brahma Chellaney “Project Syndicate”Nga Tigri tek Indi, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...