web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështon plani për pasardhësin e Merkelit/ Kush do ta drejtojë Gjermaninë?

12 Shkurt 2020, 07:10, Blog CNA

Nga Ivana Kottasová, Stephanie Halasz & Claudia Otto ?CNN?

Plani i madh i tranzicionit të pushtetit i Angela Merkelit, u hodh në erë të hënën kur pasardhësja e saj e përzgjedhur, Anegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi befas së nuk do ta pasojë në detyrën e kancelares. Kramp-Karrenbauer, e njohur ndryshe si AKK, tha se nuk do të jetë kandidate e Unionit Kristian Demokrat (CDU) për të qenë kancelare në zgjedhjet e ardhshme federale.
Sipas zyrës së shtypit të CDU, Kramp-Karrenbauer do të japë dorëheqjen edhe nga drejtimi i partisë. Merkel, kancelare prej gati 15 vjetësh, deklaroi në vitin 2018 se nuk do të kandidojë sërish, kur të skadojë mandati i saj aktual në vitin 2021.

Në atë kohë, ajo u dorëhoq nga drejtimi i CDU, dhe mbështeti Kramp-Karrenbauerin si pasardhësen e saj. Por përpjekja e saj për të siguruar një tranzicion të rregullt të pushtetit – si dhe të trashëgimisë së saj – duket se ka dështuar. Disa thonë se përgjegjëse për këtë kaos është vetë Merkeli.
?Për mua, ky dështim është simbol i mënyrës se si Angela Merkel e ka ushtruar pushtetin?- thotë Henrik Enderlein, kreu i Shkollës së Qeverisjes Herti në Berlin. ?Ajo nuk lejoi kurrë ngritjen e dikujt brenda qeverisë federale, për t?u bërë një trashëgimtar i natyrshëm i natyrshëm i saj?- shton ai.
Enderlein theksoi se pasi Merkel u tërhoq si drejtuese e CDU-së më 2018-ën, tre kandidatët më të mirë për këtë post ishin Friedrih Merz, që kishte kaluar disa vite jashtë politikës, dhe dy politikanë mjaft të rinj – ministri 38-vjeçar i Shëndetësisë Jens Shpan dhe Kramp -Karrenbauer.
?AKK ishte një guvernatore rajonale, dhe relativisht e papërvojë e një landi të vogël gjerman?- mendon Enderlein.

Pas vendimit të Annegret Kramp-Karrenbauer për t?u dorëhequr si kryetare e CDU-së, pretendentë për të zënë vendin e saj janë Armin Lashet, Friedrih Merz dhe Jens Shpan. Florian Hense, analist në ?Berenberg Bank?, tha se përkundër kaosit që ka shkaktuar kjo lëvizje e papritur, duket jashtëzakonisht e pamundur që Merkel të ndryshojë mendje, dhe të garojë sërish për një mandat tjetër në vitin 2021.
Merz humbi ngushtësisht përballë AKK në vitin 2018, dhe Hense thotë se do të ishte me siguri një zgjedhje popullore, për ata që janë në kërkim të një ndryshimi më të madh, kur të përfundojë ?mbretërimi? i Merkelit. Merkel formoi koalicionin e radhës me socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), dhe disa segmente të CDU-së e kanë kritikuar, për atë që ata e shohin si një lëvizje në të majtë.
Merz, një avokat që e ka kaluar dekadën e kaluar duke punuar për kompaninë e investimeve BlackRock, do ta zhvendoste partinë më shumë në të djathtë. Ndërkohë a mund të jetë pasardhësi i Angela Merkel një i gjelbër? Edhe Shpan ka të ngjarë të jetë një sfidant serioz në këtë garë, edhe pse Hense mendon se shanset e tij janë të kufizuara, pasi ai nuk është aq popullor në mesin e popullatës gjermane.
Pavarësisht se kush do të bëhet kryetari i ardhshëm i CDU-së, ai do të përballet me sfidën e ribashkimit të një partie thellësisht të përçarë. Vetëm javën e kaluar, një degë rajonale e CDU në landin gjermano-lindor të Turingisë, shkel një tabu të vjetër duke u bashkuar me AfD për të zgjedhur një kandidat liberal si kryeministër të landit.

?Turingia është një shembull, se si krahu i djathtë i CDU-së, dëshiron të marrë vendime në mënyrë të pavarur, dhe të bashkëpunojë hapur me AfD e ekstremit të djathtë?-tha Enderlein.
Dështimi i AKK-së për ta detyruar degën e CDU-në Turingi t?i qëndronte linjës zyrtare të partisë, ishte vetëm e fundit në një listë të gjatë lëvizjesh, që e bënë udhëheqjen e saj të dukej e dobët.
Duke folur në një konferencë shtypi të hënën, ajo tha se vendimin për dorëheqjen e kishte në mendje prej disa kohësh. Deklarata e saj e ka futur në CDU-në dhe gjithë Gjermaninë në një pasiguri politike. Një pasojë e mundshme e kësaj, do të jetë një përqendrim më i madh në çështjet e brendshme midis liderëve politikë gjermanë, diçka që mund të parathotë lajme të këqija për Bashkimin Evropian, që po kërkon dëshpërimisht një udhëheqje të fortë, ndërsa po tenton të marrë veten nga dalja e Britanisë së Madhe nga blloku.

Enderlein thotë se kjo ngjarje tregon se Merkeli, është ende guri i themelit të politikës gjermane. Kancelarja është duke u larguar, dhe sigurisht që nuk dëshiron që trashëgimia e saj të shoqërohet me kaos. Por Enderlein paralajmërom, se kjo mund të jetë pikërisht ajo që shpreson Merkel. ?Largimi i saj, do të lërë një boshllëk të madh, dhe ka të ngjarë ta destabilizojë thellësisht sistemin politik gjerman?- thotë ai./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga