Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Karen Alea ?Narratively?
* ?E dëgjuat lajmin??-e pyeta Marielën. Kisha 10 vjet pa e parë, vazhdonim ende të kontaktonim në Facebook. Ajo jeton në Karolinën e Veriut, unë në Tenesi. Kur lajmi mbi vdekjen e Fidel Kastros në moshën 90-vjeçare bëri bujë, ajo ishte e para që më shkoi në mendje.
I dërgova një mesazh në Facebook, dhe ajo u përgjigj menjëherë. Dihet se kubanët janë emocionalë, dhe kjo ngjarje shkaktoi reagime ekstreme. Pavarësisht nëse kubano-amerikanët kanë lindur dhe rritur në SHBA, apo janë lindur në Kubë, Fidel Kastro ishte figura e vetme që diktoi jetën tonë.
Babai im emigroi në Amerikë në vitin 1949, 10 vjet para se Kastro të zbriste me Çe Gevarën nga malet e Sierra Maestras, për të nisur grushtin e shtetit. Unë linda në Bufalo të SHBA-së në vitin 1967. Mariela lindi në Las Tunas të Kubës, dhe jetoi atje deri në moshën 21-vjeçare.
E lindur në vitin 1974, ajo jetoi mes emblemave të panumërta të Çe dhe Fidelit, kur shkonte për në shkollë. Im atë jetoi nën sundimin e paraardhësit të Kastros, Fulgencio Batistas, një njeri që vlerësohet se ka torturuar dhe vrarë rreth 20 mijë njerëz.
Ndaj nuk është çudi pse njerëzit dolën të festonin rrugëve, kur Fideli e rrëzoi atë njeri. ?Në sytë e mi, që u rrita duke dëgjuar historitë e torturave në kohën e Batistas, Fideli ishte vetë Robin Hudi?- thotë Mariela. Tregimet ditët dhe muajt e pare, pasi Kastro mori pushtetin, ishin magjike për familjen e Marielës.
?Qeveria dërgoi në lagjen tonë kamionë plot me ndihma ushqimore?- kujton ajo. Së shpejti do të kishin qasje falas në kujdesin shëndetësor dhe shkolla. Gjyshja ime, që deri atëhere ishte analfabete, mësoi të lexojë dhe të shkruajë. Ndaj për mua ishte e lehtë të rritesha me dashuri, jo ndaj vetë Fidelit, por mbi parimet mbi të cilat u ndërtua revolucioni?- kujton Mariela.
Unë shihja fotografi ose imazhe të kubanëve nëpër rrugë që e përshëndetnin Fidelin, dhe unë mendoja se ato ishin autentike. Të gjithë e donin, mendoja. Por një udhëtim në Havanë në 2001 më tregoi të kundërtën. Ne punësuam një profesor universiteti për të na përkthyer, dhe ai na tha se gati e humbi vendin e punës, pasi ishte i sëmurë ditën e njërës prej paradave ku shfaqej Kastro.
Përveç humbjes së vendit të punës, njerëzit mund të përfundonin në burg. Unë besoja atë që më shihnin sytë:miliona njerëz që e mbështesin këtë njeri, teksa familja ime dhe e gjithë Florida e Jugut tërbohej nga inati. Unë nuk e dija, që ata ishin të detyruar të dilnin nëpër sheshe.
Në fillim të viteve tetëdhjetë, kur isha në shkollë të mesme, peizazhi i Floridës së Jugut ndryshoi. Nga prilli deri në shtatorin e vitit 1980, 125.000 kubanë të rinj mësynë në Florida. Disa ishin përfaqësues të elitës kubane, disa ishin kriminelë, por të gjithë donin të mos kthehshin më në Kubë. Unë isha naive, ose mbase thjesht e re. Dhe nuk e kuptova plotësisht se nga kush shpëtuan ata.
Mariela mbeti atje gjatë asaj kohe. ?Fillova të punoja në fushë, në ferma të drejtuara nga qeveria. Kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik nisën të përkeqësohen, u bë më e vështirë
gjetja e ushqimit të përditshëm. Isha në gjimnaz, dhe nëna ime do të zgjohej të më bënte ujë me sheqer që unë të kisha diçka në stomak. Nuk do të haja asgjë deri në darkë.
Prandaj shumë shpesh trishtohesha. Kisha vetëm një palë këpucë, edhe ato kishin një vrimë të madhe. Ndaj detyrohesha t?u vendosja nga brenda copa gazetash. Meqë nuk kishte mjete transporti, do të ecja 8-10 km çdo ditë. Sapo kthehesha në shtëpi nga shkolla, e gjeta nënën time të bërtiste nga dhimbja. Nuk kishte sobë me gaz apo energji elektrike për të gatuar. Ajo do të ndizte një zjarr në oborrin e shtëpisë, dhe me duart e deformuara nga artriti, do të gatuante diçka që unë të kisha me se të ngrohja barkun pas gjithë ditës të kaluar vetëm me ujë me sheqer.
Ajo nuk kishte asnjë ilaç për artritin. Askush nuk po punonte. Nuk kishte punë. Unë nuk e di se si kemi fituar para… Por edhe me para nuk kishte asgjë për të blerë. Embargoja i ndaloi korporatat të sillnin mallra në Kubë?- kujton Mariela.
Në fillim të viteve 1980, kubanët paguheshin mesatarisht 8 dollarë në muaj. Shumica e godinave ishin të rënuara. Njerëzit ishin duke përdorur kavanozat me turshi për të prodhuar karburant për makinat e tyre modeste ruse ?Lada?. Mariela nuk ishte në një burg fizik, por pasi Bashkimi Sovjetik ndërpreu ndihmat e tij, jeta e saj u bë jashtëzakonisht e vështirë.
Mariela dhe babai im kanë shumë të përbashkëta. Ata nuk donin të largoheshin nga Kuba. Megjithë mizoritë gjatë mbretërimit të Batistas dhe Kastros, ata e deshën vendin e tyre; miqtë dhe familjet e tyre, plazhet, perëndimet e diellit. Ata ishin rreth të njëjtës moshë kur u larguan.
Babai im mendoi se pas diplomimit do të rikthehej. Të paktën për një vizitë. Pa ditur anglisht, ai varej nga fjalorët, derisa u diplomua si mjek në Kolegjin Mjekësor në Xhorxhia. Kur u largua nga Kuba 57 vjet më parë, nuk e mendoi se s? do të mund të shkelte më atje. Tani që Fideli ka vdekur, babai im është shumë i moshuar dhe i lodhur për të udhëtuar drejt vendlindjes.
Me artikuj dhe fotot që vijnë nga Kuba, dhe që tregojnë të rinjtë të etur për t?iu përshtatur modës dhe muzikën së botës së jashtme, ka shpresë se rimëkëmbja është në rrugën e duhur./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Andrew Hammond ”Gulf News”* Konferenca e Sigurisë e Myni...
Nga Annie Sparow “Foreign Policy”* Përhapja e epidemive ësht...
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe intere...
Nga Lily Kuo “The Guardian”* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtu...
Nga Jacob Heilbrunn ”National Interest”* Kur Donald Trumpi, ...
* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i...
Nga Aidan Foster-Carter “The Diplomat”* Tre vjet më parë, Ki...
Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”* Rekrutët që i fshehin fy...
Nga Licia Cianetti “The Conversation”* Gjatë dekadës së shku...
Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj...
Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bek...
Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies ...
Nga Hugh Thomson “Spectator”* Libri i mëhershëm mbi udhëtime...
Stereotipi i shkencëtarit të “çmendur”, ka frymëzuar shumë l...
* Nikola Tesla, e nisi karrierën e tij me perspektivën e një...
Nga Edward Lucas, “Center for European Policy Analysis”* Të ...
Një studim i ri, ka zbuluar se kur njerëzit shohin një film ...
Nga Madeleine Albright & Igor Ivanov, “The New York Times”* ...
Nga Michael Le Page & Debora MacKenzie, “New Scientist”* Nës...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”* Muajin e shkuar, pres...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...