52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njollë turpi për bashkësinë ndërkombëtare. Që nga viti 2011, ky konflikt i ka marrë jetën rreth 500.000 njerëzve, ka plagosur më shumë se 1 milionë, dhe ka detyruar 12 milionë të tjerë – gati gjysma e popullsisë së vendit ? të largohen nga shtëpitë e tyre.
Por edhe pas një dhune dhe rrënimi të përmasave të tilla, tragjedia po thellohet. Në Idlib, enklava e fundit që kontrollohet nga rebelët, po ndodh një nga katastrofat më të rënda humanitare të luftës. Të gjendur përballë një sulmi vrastar nga regjimi i Bashar Al-Asadit dhe përkrahësit e tij rusë dhe iranianë, rreth 900 mijë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë 2 muajve të fundit, ndërsa të paktën 300 civilë janë vrarë.
Në ndjekje të ?fitores së plotë?, avionët sirianë dhe ata rusë kanë bombarduar spitalet, shkollat, tregjet dhe furrat e bukës. Ndërsa organizata humanitare janë të detyruara të largohen nga rajoni, disa nga tmerret e shkaktuara të panjohura për botën, por të tjerat jo.
Më 18 shkurt, ?Save the Children? njoftoi se 7 fëmijë ? mes tyre një fohnje 7 muajshe – kishin vdekur nga të ftohtit në kampet e Idlibit. Por lufta civile në Siri, është tashmë një tragjedi e harruar. Masakrat ndaj civilëve të një lloji që Perëndimi dikur u zotua të mos i tolerojë më kurrë, janë bërë mëse normale.
Sikurse vëren Dejvid Miliband, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit dhe ish-ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe, lufta është simptomë e një ?epoke të pandëshkueshmërisë?, që karakterizohet nga mosrespektimi i plotë i sundimit të ligjit, dhe nga një defiçit po aq i madh i ?diplomacisë ndërkombëtare?.
Sjellja brutale e regjimit të Asadit, është pasojë e gabimeve të rënda të politikës perëndimore. Në gushtin e vitit 2013, pas vrasjes së 1.400 civilëve gjatë një sulmi me gaz sarin në Gutan Lindore, Siria e kaloi vijën e kuqe të përmendur me herët nga presidenti i atëhershëm amerikan Barak Obama.
Dështimi i SHBA-së për të ndëshkuar Asadin, e zvogëloi ndikimin e saj në rajon, duke forcuar atë të armiqve të saj. Donald Trump, që e kundërshtoi ndërhyrjen ushtarake në vitin 2013, synoi në mënyrë oportuniste ta poziciononte veten kundër administratës Obamam, kur SHBA-ja ndëmori disa sulme ajrore në përgjigje të sulmit kimik në Khan Shajkun në vitin 2017.
Por Trump, nuk ka hartuar kurrë ndonjë gjë që t?i ngjajë një strategjie koherente mbi Sirinë.
Në fakt, SHBA-ja i braktisi kurdët në verilindje të Sirisë, duke i detyruar ata të arrijnë një armëpushim me regjimin e Asadit. Robert O?Brajan, këshilltari i SHBA për sigurinë kombëtare, e zbuloi papërgjegjshmërinë përmes së cilës SHBA-ja e sheh sot Sirinë, kur deklaroi më 11 shkurt: ?Çfarë duhet të bëjmë për t?i ndalur ata? A mos duhet të jemi një polic global, të mbajmë një shkop dhe të themi ?Ndalojeni Turqinë, ndalojeni Rusinë??.
Përballë asaj që historiani Najxhëll Hemilton e ka quajtur ?Amerexit?, bota demokratike ka mbetur pa udhëheqje. Këshilli i Sigurimit i OKB, që cili numëron Rusinë në mesin e anëtarëve të tij të përhershëm, është i pafuqishëm. Bashkimi Evropian, i konsumuar nga problemet e brendshme, rri e bën sehir nga larg.
Britania e Madhe, pavarësisht retorikës së saj të zëshme për një ?Britani globale?, nuk ka qenë kurrë më apatike dhe e mënjanuar sesa sot përballë një krize gjeopolitike. Asnjë zyrtar i lartë britanik, përfshirë ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, nuk ishin të pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih në fillim të këtij muaji.
E megjithatë, as Britania dhe as Bashkimi Evropian, nuk mund t?i shpëtojnë pasojave të luftës së pambarimtë në Siri. Zhvendosja e afro 1 milionë civilëve nga Idlibi, kërcënon të ringjallë krizën e emigrantëve që e goditi BE-në në vitet 2015-2016.
Turqia, që tashmë po mban 3.6 milion refugjatë sirianë, si pjesë e marrëveshje të dyshimtë me Evropën, është zotuar të mos i pranojë më. Por një BE e përçarë, nuk është aspak e përgatitur për një fluks të ri refugjatësh. Duke pasur parasysh këtë, Rusia dhe Turqia do të përpiqen tani të shfrytëzojnë dobësinë e Evropës, duke bërë kërkesa gjeopolitike, në këmbim të bashkëpunimit.
Në një botë të globalizuar, dallimi midis politikës së brendshme dhe asaj të jashtme, nuk është më i përdorshëm. Por pa marrë parasysh këtë, Perëndimi ka kërkuar ngushëllim në iluzionin e izolimit. Megjithatë, katastrofa siriane do ta detyrojë së shpejti që të përballet me realitetin./?New Statesman?-Përshtatur nga CNA.al
Nga Yi-Zheng Lian “The New York Times”* Sëmundja e re e koro...
Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”* Që shumë vende evro...
Nga Christos Lynteris “The New York Times”* Epidemia e fundi...
Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-t...
Nga James Downing “Free beacon”* Që kur presidenti Donald Tr...
* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnj...
Nga Walter Mayr “Der Spiegel”* A është vërtetë e mundur që b...
Nga Karen Alea “Narratively”* “E dëgjuat lajmin?”-e pyeta Ma...
Nga Andrew Hammond ”Gulf News”* Konferenca e Sigurisë e Myni...
Nga Annie Sparow “Foreign Policy”* Përhapja e epidemive ësht...
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe intere...
Nga Lily Kuo “The Guardian”* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtu...
Nga Jacob Heilbrunn ”National Interest”* Kur Donald Trumpi, ...
* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i...
Nga Aidan Foster-Carter “The Diplomat”* Tre vjet më parë, Ki...
Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”* Rekrutët që i fshehin fy...
Nga Licia Cianetti “The Conversation”* Gjatë dekadës së shku...
Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj...
Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bek...
Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...