web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

1.15 miliardë euro për rindërtimin/ Bozdo dy fjalë Ramës: Mos u emociono shumë

17 Shkurt 2020, 19:35, Politikë CNA

Eno Bozdo i Partisë Demokratike ka reaguar pas dhurimit të 1.15 miliardë eurove për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Demokrati deklaron se kjo është prova që miqtë e Shqipërisë, veçanërisht vendet e BE-së, na u gjendën në ditën tonë më të vështirë.

Bozdo shpreh falenderime dhe mirënjohje, ndërsa thekson se sot u vërtetua se kundër Shqipërisë nuk ka asnjë komplot apo projekt konspirativ.

Ai ka dhënë edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkon të mos emocionohet dhe e vë para përgjegjësisë.

?Me pak fjalë, kur nuk na i hapin negociatat, kur flasin për krimin e organizuar, mafian, korrupsionin etj, këtë e bëjnë jo se janë kundër shqiptarëve, por pikërisht se e duan Shqipërinë dhe shqiptarët!

Dhe dy fjalë për Ramën: mos u emociono më shumë nga ç’duhet. Mos fillo të luash teatër për të treguar se sa shumë të do ty BE. Sepse as të do dhe as të beson. Ndryshe sot Shqipëria do të ishte vetëm një hap larg BE. Por është me qindra kilometra larg. Jemi të fundit kudo dhe përgjegjësia për këtë është e jotja personalisht.

Sot Brukseli foli për Shqipërinë, dhe jo për ty. Sot ndihemi të gjithë më mirë se miqtë e vërtetë nuk na braktisën, megjithëse ti ke bërë çmos për të kundërtën. Prandaj më mirë hesht sot. Të paktën në qoftë se të ka mbetur sadopak dinjitet!?, thekson demokrati./ CNA.al





Lajmet e fundit nga