Korça e rrezikuar nga ndërtimi i një TEC-i/ Kërkohet rikthimi i projektit që do helmonte qytetin
Një vit më parë në Korçë filloi një betejë kundër ndërtimit ...
Me një operacion Forca e Ligjit dhe më pas me një goditje ligjore, qeveria e Edi Ramës vendosi mbylljen e plotë të lojrave të fatit më 1 janar të 2019.
Në fakt ato ishin kthyer në një gangrenë për shoqërinë, i gjeje kudo, salla kazinosh në dyert e shkollave kompani bastesh që kishin hapur salla lojrash si kërpudha në çdo cep, një fenomen që ishte kthyer në një problem të madh për Shqipërinë. Pasoja kishte në shumë e shumë familje, pasi njerëzit kishin lënë dhe pasurinë në baste dhe në lojra fati. Kjo, për shumë arsye, një nga kryesoret abuzimi i vetë kompanive dhe e dyta mentaliteti dhe temperamenti i vetë lojtarëve.
Por çfarë ka ndodhur?
Me mbylljen e lojërave të fatit më 1 janar të 2019-ës u duk se gjithçka do të përfundonte dhe nuk do të luhej më me baste sportive por, policia gjatë vitit të kaluar ka raportuar me dhjetëra ngjarje dhe fundit ka qenë dje në Tiranë ku në ambiente të ndryshme janë konstatuar organizime të paligjshme të lojërave të fatit. Por, këto janë vetëm ato që konstaton policia pasi janë me qindra apo me mijëra të tjera që funksionojnë normalisht në të gjithë Shqipërinë.
Çfarë ka ndryshuar?
Në fakt ajo që ka ndryshuar është se nuk ka tabela, reklama, liçensa dhe lojë legale, nuk ka salla lojrash fati apo bastesh me drita në çdo cep të lagjes apo disa dhjetra hyrje në një bllok pallatesh, por bastet sportive vazhdojnë me një metodë më të avancuar. Në ambientet ku shihen ndeshjet, në klube apo salla të ndryshme, persona të caktuar, kryesisht banakierët apo vetë pronarët e lokaleve përdorin celularët e tyre apo tabletët për të vendosur baste për klientët. Pra ajo që ka ndryshuar është fakt se lojtarët vazhdojnë të luajnë, gjithçka ka kaluar në të zezë, bastexhinjtë janë më të kamufluar. Loja vazhdon, vetëm shteti nuk merr asnjë taksë.
Kuptohet numri i sallave dhe lojtarë është ulur, nuk është aq masiv sa më parë, pra mbyllja ka dhënë një efeket, por nga ana tjetër edhe shteti ka humbur disa dhjetëra miliona euro që i merrte nga taksat direkte për bastet sportive dhe lojrat e fatit.
Si zhvillohet?
Janë disa platforma online që e zhvillojnë ende aktivitetin e basteve sportive përfshi dhe një pjesë të ish-kompanive të vjetra të cilat kanë gjetur një mënyrë kamuflimi, serverat e tyre vazhdojnë funksionojnë me llogari private, gjithçka bëhet me njerëz të besuar dhe shumë prej pikave të basteve që kanë qenë kanë ruajtur kontaktet dhe vazhdojnë të funksionojnë.
?Bastet vendosen në disa mënyra?, tha për CNA.al një burim nga krimi ekonomik në policinë e shtetit. Një nga mënyrat është vendosja me telefon, klientët kanë kontakt me personat që vendosin bastet, e dyta është në ambientet ku shihen ndeshjet dhe e treta është llogaria direkte, pra vetë personat që luajnë kanë aplikacione të servirura nga kompani të ndryshme me limit fondesh për lojë të parapaguar dhe rakordime sipas marrëveshjes. Ka me qindra e mijëra faqe të ndryshme në internet ku mund të luash baste, duke hapur edhe llogari personale.
Mënyra është mjaft e thjeshtë, ka faqe web në shqip, pra të njëjtat panele që kanë qenë edhe më parë, tashmë janë 100% dhe lehtësisht të aksesueshme për të luajtur. Ajo çfarë pretendon qeveria se ka mbyllur të gjitha akseset online është thjesht dhe vetëm një gënjeshtër.
Sot, interneti ofron milion e miliona mundësi. Kompanitë private kanë bërë dhe zhvendosje të serverave në Kosovë apo Maqedoni dhe më pas aktiviteti vazhdon normalisht në shumicën e qyteteve të Shqipërisë ku bastet vazhdojnë luhen. Në bazë të të dhënave zyrtare pretendohet se qeveria mbylli të pakten rreth 4 mijë pika bastesh legale dhe rreth 4 apo 5 mijë të tjera që dyshohet se ishin të paligjshme, pra afërsisht 9-10 mijë pika pastesh janë mbyllur në Shqipëri. Aktualisht dyshohet se gati 50% e tyre vazhdojnë aktivitetin, kur lejoheshin ishin gjysmat e sallave informale, sot pa ligj? Ende ska një shifër zyrtare por fakti është se bastet sportive vazhdojnë të ekzistojnë në mënyrë masive.
Mjafton të shikoje dje në rrjetet sociale në faqet e ndjekura me meme ku shikoje skedina pafund të vendosura të paktën për ndeshjet kryesore që ishin gjatë ditës së djeshme si Inter-Milan, Bayer me Leipzing apo ndeshja e Barcelonës me Betis dhe gjeje skedina e baste sportive pafund.
Qeveria pretendon se i ka mbyllur dhe në fakt sallat e lojërave të fatit janë mbyllur ato janë më të rralla ndoshta shumë shumë të rralla sepse fizikisht është më e vështirë për t?i fshehur ndërsa bastet sportive mund të vazhdojnë lehtësisht nga një telefon celular.
Humbja në buxhet
Pas një viti nga mbyllja e basteve dhe lojrave të fatit, buxheti i shtetit ka pësuar një humbje të menjëhershme me një mesatare prej mbi 60 milionë dollarësh në vit nga taksat direkte, që është shuma e arkëtuar nga tatimi i këtyre aktiviteteve në vitin 2017 dhe 2018.
Qeveria ka humbur miliona dollarë, nuk mund të thuhet se ndalimi me ligj nuk ka asnjë efekt, por nga ana tjetër, qeveria shqiptare jo vetëm e ka të pamundur ti elememinojë, por kushdo që të ndodhet në pushtet do ta ketë të pamundur mbylljen 100% të tyre, për sa kohë në vend ekzistojnë me mijëra lojtarë të cilët duan të luajnë ligjërisht dhe të argëtohen me baste sportive.
Ndoshta ka ardhur momenti që qeveria të ketë një qasje tjetër, pra një këndvështrim tjetër ndaj lojrave të fatit kryesisht ndaj basteve sportive, qofte edhe nga kazinove pasi ndodhet vetëm një sallë e vetme në gjithë Shqipërinë, tek kompleksi Taiwan. Ndoshta vendosja e standardeve me 5 yje, disa të tilla në vende turistike do të bënte që Shqipëria të kishte të ardhura të mira nga lojërat e fatit. Gjithashtu, dhe hapja e sallave të basteve sportive të kontrolluara me numra të limituar, ndoshta do të jepte më shumë zgjdhje informalitetit.
Nuk do të kishim bastexhinj dhe ushtrim të aktivitetit në të zezë çka mund të sjellë dhe pasoja jo vetëm poër ata që e ushtrojnë aktivitetin por dhe për ata që luajnë sepse gjithça është në të zezë dhe jo ligjore.
Nga ana tjetër shteti do të merrte më shumë të ardhura, më shumë investime në buxhet të cilat mund t?i kanalizonte të gjitha në një fushë të caktuar ndoshta si arsimi apo shëndetësia.
Edhe një herë, ashtu siç përmendëm më lart, sot aktiviteti ushtrohet, ka paligjshmëri, ka një ulje në fakt të numrit të atyre që kanë luajtur por dhe shteti nuk merr asgjë nga e gjithë ai numër i madh lojtarësh të pandalshëm që ndoshta në Shqipëri është me dhjetëra mijë.
Ne nuk jemi tek fakti që të lojrat e fatit të kthehen siç ishin, pasi ajo situatë ishte një kaos alla shqiptar, por duhett?i marrë këto dhjetëra milionë dollarë që humb çdo vit duke zhdukur informalitetin, pasi edhe pse thuhet se ato janë mbyllur ato vazhdojnë, e në këtë rast ai që humb është vetëm shteti. Dhe 60 milionë dollarë janë vetëm taksat direkte, po të punësuarit? Po sigurimet shoqërore dhe shëndetësore? Qeratë e objekteve etj etj. Janë qindra milionë dollarë të humbura në një vit në buxhetin e shtetit, dhe të gjitha ikin në të zezë.
CNA. al ka mundur te verifikojë dje me disa nga korespondentët e saj se në Fier , Korçë, Vlorë, Elbasan dhe Tiranë se ka me dhjetëra ambiente ku vazhdojnë të vendosen baste sportive. Shteti nuk mund të lejoj të humbin qindra milionë dollarë në vit por, duhet të vendose rregulla të forta të kontrollojë tregun dhe në asnjë rast nuk mund të frenojë dëshirën e njerëzve për të luajtur.
Kjo nuk ndodh në asnjë vend të Europës Perëndimore, nuk janë ndaluar me ligj por janë të kontrolluara me ligj. Paratë informale dhe tregu i zi gjithmonë furnizon krimin, prandaj dhe këto para që mund të jenë disa qindra milionë dollarë në qarkullim, nuk mund të lejohen të qarkullojnë në të zezë. Duhet të jenë të kontrolluara, si hynë dhe dalin në llogari, kush luan, si luan dhe shumën që fiton. Koha po tregon që duhet të rihapen me rregulla të qarta e kontroll të fortë ligjor, ndoshta me monopol shtetëror, situata aktuale është fakt, shteti nuk mund të fshihet pas gishtit dhe propagandës. Lojrat e fatit dhe bastet duhet të lejohen por të jenë të kontrrolluara dhe të kenë standarte. /CNA.al
Një vit më parë në Korçë filloi një betejë kundër ndërtimit ...
Forcat e Ndërhyrjës së Shpejtë vijojnë operacionin për kontr...
Një studim i publikuar së fundi tregon se qeveria, shoqatat ...
Festivali i Sanremos u shoqërua me bujë, madje edhe me kriti...
Kreu i sapozgjedhur i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Ar...
Publikohet historia e panjohur e grupeve shqiptare antikomun...
Ish Avokatja e Shtetit, Alma Hicka emërohet gjyqtare në Gjyk...
Nga Roland Qafoku* Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për ...
Gazetarja Klodiana Lala i është përveshur mbrëmjen e sotme i...
Mbrëmjen e sotme moderatorja Alketa Vejsiu do të prezantojë ...
Zbulohen vakancat në disa prej institucioneve publike të ven...
Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj dhe Drejtori i Përgjithshëm ...
Dhjetëra pako të ardhura nga Kina kanë mbetur në zyrat posta...
Në familjen e Marvi Mihalit i cili u vra para tre vitesh, më...
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , Ardi Veli...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka kryer inspek...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është ndalur sot tek em...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sot në lidhje me një lajm të...
Zbardhet deklarata e pasurisë së Lulzim Berishës i cili iu b...
Gazetari dhe prezantuesi Leon Menkshi i ka drejtuar sot një ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...