web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto+Video/ Një vilë që kërkon pronarin ose Anti-KÇK-në

5 Shkurt 2020, 11:01, Politikë CNA

Javën e kaluar qeveria shpalli paketën e saj Anti-KÇK pas një paralajmërimi disa mujor nga kreu i qeverisë, se ajo duhet të kishte filluar që vitin e shkuar, por mesa duket tërmeti dhe shumë ngjarje të tjera politike e shtynë këtë lëvizje të kryeministrit.

Një paketë që po sulmohet agresisvisht nga opozita, e cila po përpiqet ta personalizojë me personazhe për të goditur politikanë të dnryshëm të PS-së, ndërsa vetë policia dhe struktura e ngritur e Operacionit Forca e Ligjit, ka filluar të godasë disa nga elementët më të famshëm të krimit në Shqipëri, dhe pasuritë e tyre.

Një paketë e cila vjen paralele me ngritjen e SPAK. Ndërkohë po pritet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Institucione të cilat kanë mbështetje të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian, si pjesë e Reformës në Drejtësi.

Por, ne si CNA.al po i sjellim falas BKH-së, SPAK-ut dhe grupit operacional që sipas paketës ligjore apo aktit normativ të qeverisë të quajtur Operacioni Forca e Ligjit, apo Anti-KÇK në gjuhën e politikë, disa foto.

Këto janë fotografimet e një vile në Gjirin e Lalzit. Është vila e një ministri, e padeklaruar në pasurinë e tij, të paktën deri në pasurinë e vitit të shkuar, sepse ndoshta mund të ndodhë me deklarimin e këtij viti.

Është një vilë ku një ministër i Ramës pushonte në verë gjatë, por vitin e shkuar nuk u paraqit më në atë vilë.

Gjatë kohës që bënte detyrën si këshilltar ndaj kryeministrit, së bashku me familjen kalonte ditë të gjata, fundjava pranverore, në vjeshtë, dhe pushimet e verës në vilën e fotove të mëposhtme.

Mjafton që kjo pasuri e ndodhur në një zonë turistike të verifikohet nga strukturat e OFL-së, kush e ka? Në emër të kujt është?

Mjafton të pyesësh paastrueset dhe bahçevanët, dhe do të thonë se kush është pronari i vërtetë? Se kush është personi që jetonte atje? Sepse Forca e Ligjit, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK nuk mund të ngelen vetëm te deklarimet se është e dikujt tjetër dhe qëndronte me qera. Apo si në raste të tjera të politikanëve shqiptarë, që janë martuar në kala, me paratë e mamit, apo ata që kanë bunkerë të ndërtuaar si vila me para emigracioni apo me paratë e gruas, kur kanë deklaaruar më parë vetëm tre mijë euro pasuri.

Do të ishte më e hajrit dhe më e besueshme për shqiptarët dhe atëherë të gjithë do të bindeshin se Reforma në Drejtësi po funksiononte, se Policia e Shtetit po kryente detyrën e saj sipas paketës Anti-KÇK, apo dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po luftonte vërtetë korrupsionin.

Këto foto dhe video janë prova e të vërtetës deri në fund, për të gjitha strukturat e Reformës në Drejtësi. Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga