web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkia e Tiranës paditi Bashën për xhirimin e videon në QS/ PD publikon videon

4 Shkurt 2020, 21:54, Politikë CNA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar pasi Bashkia e Tiranës paditi kreun e opozitës Lulzim Bashën, me pretendimin se ka hyrë me dhunë në ambjentet e godinës numër 4 në Qytet Studenti dhe ka dhunuar recepsionisten.

Zhupa thotë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka befasuar sërish, ndërsa ka publikuar videon kur Basha është përballur me recepsionisten e godinës.

Ajo deklaron se përtej fasadës që përcjell në videot dhe fotot e propagandës së tij, ndihet i frikësuar nga vizita që kryetari i PD i bën disa të rinjve në dhomën e tyre në konvikt, ndonëse Bashkia thotë se nuk janë rezidentë në atë godinë.

?Atë që s?e ka bërë dot Ramiz Alia në grahmat e komunizmit në qytetin Studenti, mundohet ta realizojë pinjolli i rilindjes në krye të bashkisë moniste. Në asnjë vend të botës së lirë, kryetari i opozitës nuk pengohet të vizitojë një ambjent publik apo të takojë studentë. Kjo mund të ndodhë në Korenë e Veriut ose në Tiranën e Erion Velisë, ku thjesht një vizitë i tremb për vdekje se mos çjerr fasadën që përcjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthë të tjerët të jenë të sigurtë se Lulzim Basha do të vijojë të takojë qytetarë çdo ditë. Askush nuk mund ta ndalojë misionin e opozites të tregoje të vërtetën që propaganda e stisur dhe e blerë shtrenjtë nga oligarkët e qeverisë përpiqet t?u servirë shqiptarëve?, thekson demokratja.

Kujtojmë se ashtu siç paralajmëroi CNA.al, Basha ka shkuar së fundmi në Qytetin Studenti për të xhiruar videon e radhës, në përmirësim të imazhit të tij. Mirëpo kundërshtari i tij politik e ka paditur për hyrjen në godinën numër 14 me kamera dhe 4 shoqërues që nuk i quan studentë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga