web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do e kontrollojë Anti-KÇK-ja vilën e Ramës në Surrel?

4 Shkurt 2020, 13:16, Politikë CNA

Pas më shumë se gjashtë vitesh në pushtet, kryeministri Edi Rama papritur mesa duket ka ?hapur sytë? dhe paska parë se çfarë batërdie bëhet në këtë vend, sesi krimi ka mbërthyer vendin, që nga politika, gjykatat etj.

Rama i “sapo zbritur” nga Hëna, mesa duket u shokua nga kjo situatë e rëndë dhe menjeherë mendoi si zgjidhje të shpikte një ligj. Kreu i qeverisë doli me një të ashtuquajtur paketë Anti-KÇK (Kap Ç?të Kapësh), term me të cilin iu referohet prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar që sipas tij e dinë që do të shkarkohen nga Vettingu, dhe kapin sa mundin duke i shërbyer krimit.

Ndërkohë, në mbledhjen e datës 31 janar 2019, Këshilli i Ministrave miratoi me akt normativ ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar, e njohur ndryshe si paketa Anti-KÇK.

Në fakt në vendin tonë nuk është problem mungesa e ligjit, por mungesa e zbatimit të tij, por kjo nuk ka rëndësi.

Rama mirë bëri që nxori edhe një ligj tjetër për të ndëshkuar krimin. Ne jemi të mendimit që kushdo që ka bërë krim, kushdo që ka abuzuar në kurriz të qytetarëve duhet të ndëshkohet.

Por, objekt i Anti-KÇK-së do të ishte mirë të ishin edhe pasuritë e politikanëve, duke filluar që nga vila e Ramës në Surrel.

Kujtojmë këtu se në media është përfolur shpesh në lidhje me vilën në Surrel të kreut të qeverisë dhe për kosot e saj, por ende nuk është publikuar asnjë faturë.

Disa japin shifra që variojnë nga 400 mijë në 5 milion euro. Ndërkohë akuza ka pasur edhe nga opozita. Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një dalje mediatike ka thënë se shtëpia e Ramës në Surrel, fshat afër Tiranës, i ka kushtuar mbi 2 milionë euro.

Ndërkohë, vetë kreu i qeverisë ka dhënë versione të ndryshme sa i takon vilës në fjalë. Një herë ka thënë që ka qënë emigrant, një herë që është ndërtuar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, që kryeministri Edi Rama ka bërë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pusurive dhe Interesave, rezulton se fiton më shumë artist sesa si kryeministër dhe ndoshta është nga të vetmit kryeministra që nuk ka në pronësi një automjet.

Çifti Rama është bashkëpronar i vilës në Surrel, e cila kap vlerën e 400 milionë Lekëve të vjetra. (lexo këtu)

“Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s?ka suva. S?ka kolona me allçi, s?ka abazhur. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat. Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe”.

Kështu do ta përshkruante Kryeministri Rama, kohë më parë, shtëpinë në Surrel të Tiranës, në të cilën jeton prej fillimit të vitit 2015 me familjen e tij.

Deri më tani, asnjë kamera nuk ka hyrë në brendësi të vilës së Ramës, pasi ai ka theksuar se nuk e kishte zyrë duke parandaluar kështu edhe syrin e publikut në jetën e tij private.

Rreth një vit më parë, Rama do të deklaronte në një studio televizive se i gjithë projekti i vilës u mundësua prej Linda Ramës, edhe pse nuk ka dhënë ende asnjë të dhënë se nga erdhën paratë për ndërtimin e vilës.

Por, tashmë çështja është shumë e thjeshtë të zgjidhet. Meqë Rama shpiku një Anti-KÇK, ky i fundit bën mirë që të bëjë një ?vizitë? edhe në vilën e kryeministrit.

Anti-KÇK ja duhet të gjejë si do e justifikojë atë investim Edi Rama./ CNA.al

Zbardhen pasuritë e çiftit Rama/ Vila në Surrel, 400 milionë lekë

Vila në Surrel/ PD kërkon hetimin e parave të padeklaruara të Ramës

300 milionë lekë të pajustifikuara?/ Si dhe sa është shtuar pasuria e Ramës, në mandatin e parë





Lajmet e fundit nga