web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen soba në një lokal në Gramsh/ Tre persona me urgjencë drejt Tiranës

4 Shkurt 2020, 19:04, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në një lokal në Gramsh.

Mësohet se një person ka qenë duke ndezur sobën e drurit me benzinë dhe në momentin që i ka hedhur lëndën djegëse, bidoni ka shpërthyer.

Blutë bëjnë me dije se si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit me iniciale A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç.

Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga