web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qendrat kulturore Shqipëri- Maqedoni/ Bushati kritikon marrëveshjen

3 Shkurt 2020, 15:32, Politikë CNA

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kritikuar projektligjin për marrëveshjen e qendrave kulturore, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bushati theksoi se kjo marrëveshje gabimisht barazon statusin e pakicave kombëtare.

Sipas Bushatit kjo marrëveshje nuk ka asnjë vlerë të shtuar për shqiptarët, pasi në Maqedoninë e Veriut shqiptarët janë shtetformues, kurse maqedonasit në Shqipëri janë pakicë kombëtare.

?Besoj se do t?i shërbente sado pak klimës së bashkëpunimit. Nuk besoj se ka ndonjë koleg këtu në sallë të ketë ndonjë pikëpyetje për bashkëpunimin rajonal. Për të hequr merakun, Shqipëria ka qenë zemërgjërë me Maqedoninë. Ndër vendet e para që i njohëm pavarësinë. Është vendi i parë që në programet e qeverive të njëpasnjëshme ka qenë angazhimi për pacënueshmërinë e integritetit territorial. Ratifikuam marrëveshjen për anëtarësimin në NATO. Thënë troç që pavarësisht problemeve, dhe se 1/3 e tyre janë shqiptarë. Ne nuk kemi ndryshuar raport me ta. Cili është shqetësimi që e ngritëm në Komision? Gabimisht me këtë marrëveshje mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare. Kemi 9 pakica. Mund të barazohet me statusin e komunitetit shtetformues siç janë shqiptarët në Maqedoni. Kjo është një çështje shqetësimet. Them kështu sepse pozicioni i shqiptarëve në Maqedoni është edhe përkundrejt pozicionit të shqitparëve në Luginën e Preshevës apo Mal të ZI. Është e rëndësishme që ky dokument të adresohen këto shqetësime. Sepse shqiptarët aty ja kanë dalë të jenë shtetformues. Aty ja kanë dalë mos jenë minoritet. Është njësoj si të shkosh dhe tek rrobaqepësi dhe të porositësh kostum të njëjtë për dy masa të ndryshme. E them sepse ata kanë çarë rrugën e tyre për përfaqësimin politik, identitetin kombëtar dhe gjuhën e tyre?, u shprehj Bushati nga foltorja e Kuvendit./CNA.al





Lajmet e fundit nga