web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lexo ligjin!”/ Ngjela nuk mban më ndaj Hodajt: Kush je ti ore?! Pusho se ika!

3 Shkurt 2020, 20:40, Politikë CNA

Emisioni i mbrëmjes së sotme ?Open? ka filluar me debate të nxehta mes avokatit Spartak Ngjela dhe  zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, teksa ishin duke diskutuar për paketën Anti-KÇK.

Ngjela tha se ?Operacioni Forca e Ligjit? nuk është ligj por institucion, ndërsa zv.ministri i kërkoi të lexojë ligjin, teksa e akuzoi se nuk e ka lexuar, por duket se kjo e ka irrituar avokatin.

Ngjela paralajmëroi moderatoren Eni Vasili se nëse nuk e ndalon Hodajn së foluri, do të largohet nga studioja, ndërsa ajo u mundua të qetësojë situatën.

Ngjela: Nuk je para policëve që po flet këtu

Hodaj: Lexo Kushtetutën

Ngjela: Nuk bëj fare debat me ju. Policët i keni lënë rrugëve pa veshur… Dëgjo këtu. Rama të ka prurë ty këtu?

Vasili: Është zv.ministri i Brendshëm

Ngjela: Edhe ministrin s?do ta pranoja

Hodaj: Lexo nenin 101 të Kushtetutës. Iniciativa e qeverisë është koncept i njohur

Ngjela: Kushtetuta është interpretim teorik. Kushtetuta ashtu do thotë, tani më lërni ta vazhdoj. Komunizmi e quajti kapitalizmin krim të organizuar dhe shkatërroi kapitalin. Unë nuk lejoj policinë të na tregojë se kush është kapitali i saktë. Ai nuk ka krijuar një ligj, por një institucion, OFL. Fakti që ky ka gjithë këto probleme si ligj dhe nuk kalon në Parlamnet..

Hodaj: Kalon brenda 45 ditësh

Ngjela: Nuk kalon ore, do e rëzojë Parlamenti?. Nuk ke të drejtë të ndërhysh!

Hodaj: Lexo ligjin!

Ngjela: Të lutem të vazhdoj. Kush je ti ore që më ndërpret?

Hodaj: Po nuk njeh ligjin.

Ngjela: Kush ta jep të drejtën? Hoxha i fshatit? Pushoje zonjë se unë ika!

Eni Vasili: Nuk ikën asnjë.

Ngjela: Iki zonjë se nuk është normale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga