web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-A ka turp Lulzim Basha ?!

1 Shkurt 2020, 11:37, Politikë CNA

Në maj të vitit 2017, pasi kishte gënjyer demokratët dhe i ngujoi në çadër, i tradhëtoi këta të fundit, duke u ulur në tryezë me kryeministrin Edi Rama.

Mori pothuajse gjysmën e qeverisë, dhe hyri në zgjedhje me Ramën, duke i shkaktuar një katastrofë elektorale Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Partia Demokratike mori rreth 230 mijë vota më pak se katër vite më parë.

Pas zgjedhjeve, në një debat të zhvilluar në sallën e parlamentit me kryeministrin Edi Rama në shtator të vitit 2017, Basha deklaronte se marrëveshja ka vdekur.

?Marrëveshja me ty ka vdekur. Të të besoj një herë dhe ti nuk e mban fjalën, është turp për ty. Të të besoj dy herë dhe ti nuk e mban fjalën është turp për mua?.-iu drejtua Basha Ramës, rreth dy vite më parë.

Pra, duket si një lloj autokritike apo ndjesë publike e Lulzim Bashës, i cili justifikohej se Rama e ka gënjyer.

Por, çfarë ndodhi më tej.

Në shkurt 2019, Lulzim Basha filloi protesta dhe pas një proteste të zhvilluar në 16 shkurt ndërmori një veprim ekstrem,  të padëgjuar në historinë e demokracisë në Shqipëri. Dogji mandatet e deputetëve, duke i lënë demokratët të papërfaqësuar në parlament dhe duke i dhuruar Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese, të cilën nuk ia dhanë shqiptarët.

Për më tepër bojkotoi edhe zgjedhjet vendore, duke i falur Ramës në tavolinë 61 bashki, pra edhe pushtetin vendor.

Por, tashmë pas rreth një viti përplasje e dhune, pasi tha se nuk tërhiqej nga kërkesa për qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme, u tërhoq nga gjithçka dhe u ul në tryezë sërish me Edi Ramën.

Tashmë Damiani u bë i mirë dhe Basha ka dërguar përfaqësuesit e tij në të ashtuquajturin Këshilli Politik, për Reformën Zgjedhore.

Ndërsa një ditë më parë, në një intervistë për ABC Neës, Basha tha se ?Ne i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qendrim që ne nuk tërhieqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore?.

Por, a nuk ishte qeveri tranzitore për rreth dy muaj në 2017, kishte pothuajse gjysmën e qeverisë, kishte drejtorët kryesorë të cilët pretendohet se mund të ndërhynin në zgjedhje dhe rezultati ishte katastrofik për PD-në.

Po, tani çfarë ka ndryshuar për Lulzim Bashën? Apo thjeshtë Luli nuk ka turp.

Tani, Luli rri me shpresën se nuk do ta gënjej dy herë, apo e di që është i gënjyer dhe nuk di çfërë të bëjë.

Më poshtë video ku Lulzim Basha e thotë me gojën e tij që një herë Rama e ka gënjyer./ CNA.al





Lajmet e fundit nga