web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mazhoranca përgënjeshtron Bashën/ Nuk ka zgjedhje të parakohshme

1 Shkurt 2020, 08:14, Politikë CNA

Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se pjesë e marrëveshjes për uljen në Tryezën e Reformës Zgjedhore, është edhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate të Bashës, sot ka ardhur edhe reagimi i parë nga mazhoranca socialiste.

Numri dy i PS-së, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale përgenjeshtron Bashën, ndërsa thekson se dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR.

?Lulzim Basha paska ?konfirmuar? marrëvëshje për zgjedhje të parakohshme! Mbase kjo i vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezërit e aleancës jashtëparlamentare dhe e mirekuptojmë. Por zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut me atë aleancë, dmth as me Lulzim Bashën.

Dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Prandaj nga Lulzim Basha dhe aleanca jashtëparlamentare mirëpritet çdo kontribut me ide për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe për cdo rekomandim tjetër.?.

Më tej, Balla shkruan se ?idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t?i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste.?.

Po ashtu, Balla thekson se Kodi Zgjedhor kërkon 84 vota, të cilat sipas tij PS nuk i ka, si dhe i kujton Bashës se deputetët e opozitës parlamentare janë aty sot me firmën e tij dhe të Monika Kryemadhit, të cilët i futën në lista.

?Ndërkohë i kujtojmë Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të para-ardhësit të Monika Kryemadhit. Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës!?-shkruan Balla.

Gjithashtu Balla sqaron se këtë përgjigje e jep ai, për shkak se kreu i qeverisë, Edi Rama, sipas tij është shumë i zënë me punën si kryesues i OSBE-së.

?Sqaroj se e dhashë unë këtë pergjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake.

Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikisht ndaj PD-së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht përfaqësuesit tonë Damian Gjiknuri.?-përfundon mesazhin e tij Sekretari i Përgjithëshëm i PS, Taulant Balla./ CNA.al

Basha e konfirmon/ Marrëveshje me Ramën për zgjedhje të parakohshme





Lajmet e fundit nga