web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Ish-drejtori i Policisë së Shtetit: Ngjarje e parë vetëm në filma

1 Shkurt 2020, 17:29, Kronika CNA

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit foli për rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur edhe sot.

Ahmet Prençi tha se kjo ngjarje vjen si rrejdhojë e fuqizimit të krimit të organizuar. Sipas tij, një ngjarje e tillë është parë vetëm në filma, ndërsa deklaroi se policia nuk duhet të presë rrëmbimin e një personi që të reagojë, por duhet të informohet më parë dhe të marrë masa.

?Kjo është rrjedhojë e aktiviteteve të organizuara kriminale dhe eksponentëve të organizatave kriminale. Tregtimi i kokainës është një nga majat e krimit të organizuar. Kemi të bëjmë me një shifër të madhe parash, dhe një eksponent nuk i hedh dot në treg po s?ka garanci. Grupet kriminale arritën  një pakt për të punuar me njëra- tjetrën se ishin të qeta dhe e kam thënë se kur do të cënoheshin sado pak atëherë do të agravohej situata. Policia duhet t?i parandalojë pasi kjo e fundit ishte si nëpër filma, në Kolumbi dhe Ekuador, dhe në Shqipëri kjo do një vëmendje. Unë thashë veprimi i policisë më pëlqeu dhe më vjen mirë kur bën punë të mirë. Nuk duhet të presim që të ndodhin ngjarje të tilla që të reagojë policia. Duhet të mos arrijmë në këto ngjarje?, theksoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga