web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Silva Bino qetëson qytetarët për koronavirusin/ Nuk jemi vend pritës, s'ka asgjë të jashtëzakonshme

31 Janar 2020, 09:02, Sociale CNA

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, ka qetësuar qytetarët në lidhje me koronavirusin, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk është një vend pritës.

Në mbledhjen e dytë të task-forcës, Bino deklaroi se shpallja e emergjencës globale për koronavirusin nga OBSH nuk do të thotë masa ekstreme për Shqipërinë.

Po ashtu, ajo theksoi se situata do vlerësohet rast pas rasti.

?Kjo nuk implikon masa ekstreme për Shqipërinë sepse këtë e lidhin me ndalimin e tregtisë dhe të mallrave. Nuk rekomandohet nga OBSH për momentin. Kjo ngjarje është me rëndësi ndërkombëtare sepse i ka tejkaluar kufijtë e Kinës. Ka prekur shumë vende të tjera të botës, përfshirë dhe vende në Evropë për këtë arsye vendet rrisin nivelin e masave. Shpallja e kësaj gjendje ndërkombëtare nga OBSH dhe ekspertët bëhet që të rrisë fondet e saj, mbështetjen e saj për vende që kanë nevojë dhe natyrisht të rrisë çdo përpjekje në lidhje me kërkime, me identifikimin e trajtimeve të mëtejshme, në lidhje me kërkimin shkencor e mbrojtjen në shkallë globale dhe të ndihmojë vendet që kanë sisteme shëndetësore të dobëta. Ne nuk jemi vend pritës akoma, situata do vlerësohet rast pas rasti.
Masat e kontrollit të infeksionit nuk janë vetëm në aeroporte dhe porte por edhe për transportin e personave që do të dyshohen por natyrisht dhe masat e kontrollit në spitale.
Ne duhet të rrisim dhe përgjegjshmërinë e personelit shëndetësor për arsye se ata janë persona që rrezikohen. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por duhet të marrim masa?, deklaroi sot Bino.





Lajmet e fundit nga