web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta flet me fjalët e Papa Franceskut/ “Shqiponjat duhet të kthehen në fole”

30 Janar 2020, 11:59, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka folur me fjalët e Papa Franceskut pas veprimtarisë së prezantimit të Mesazhit të Atit të Shenjtë për Ditën e 53-të Botërore të Paqes.

Në një prononcim për mediat, Meta kërkoi me porosi të atit të shenjtë të zhvillohet dialog pa manipulime.

?Unë besoj se një dialog i tillë mund të japë sukses të shpejtë për rikthimin e shpresës në vendin tonë dhe njëkohësisht për t?i mbajtur shqiponjat në folenë e tyre, siç ka thënë Papa Francesku, të mos harrojmë që shqiponjat nuk e harrojnë vendin e tyre dhe duhet të kthehen në folenë e tyre?, theksoi Kreu i Shtetit.

Gjithashtu Meta foli edhe për tërheqjen e mazhorancës për paketën e censurës, deri në dhënien e opinionit të Komisionit të Venecias.

?Ky është një moment pozitiv mendoj. Lajm shumë i mirë nuk është humbje për askënd?, deklaroi presidenti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga