web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e Spahiut/ Policët ëndërrojnë të merren me drogë, anëtarët e bandave të veshur me uniformë

30 Janar 2020, 21:18, Politikë CNA

Ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, teksa ishte duke folur për luftën ndaj krimit të organizuar.

Spahiu tha se krimi mund të bëhet më i fortë dhe më i pastër nga qeveria, për të cilën shprehet se është lifestyle.

Sipas tij, qeveria nuk ka prioritet luftën ndaj krimit, pasi pretendon se ka zgjedhur 12 vajza të bukura për të luftuar krimin.

Më tej, politikani deklaroi se punonjësit e policisë kanë ëndërr të merren me drogë, madje guxoi të thotë më tej se anëtarët e bandave kanë qenë të veshur njëherë të vetme si policë.

?Ç?mund të presësh nga ky ligj që marrin 300 mijë lekë rrogë. E kam thënë dhe njëherë, çdo polic e ka ëndërr të merret me drogë. Te gjithë ata që janë përfshirë në banda, njëherë të vetme në jetën e tyre kanë qenë të veshur polic. Në Shqipëri, një në tre veta kanë bërë lekë  me drogën, sot njerëzit që janë marrë me trafik droge kanë hapur biznese, kanë blerë makina, janë veshur me këmisha të bardha?, theksoi Spahiu në emisionin “Open”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga