web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Jan Prengës/ Besnik Mustafaj bën deklaratën e fortë: Shteti i implikuar me krimin

30 Janar 2020, 16:49, Politikë CNA

Analisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ?Opinion? në News 24, teksa ka komentuar vrasjen e Jan Prengës, u shpreh se kemi një shtetet jo vetëm të paaftë, pro edhe të impilkuar me krimin.

??E kam ndjekur, nuk është e para. Është pak më ndryshe pasi nisur nga të dyshuarit në rrëmbimin dhe torturimin dhe likuidimin e viktimës janë përzier 3 banda. Zakonisht është një bandë me një tjetër. Por ky fakt tregon se rrjetet e drogës janë shumë të organizuara dhe bashkëpunojmë. E bëjnë krimin shumë të fuqishëm.

Ka një bashkëpunim ndërkombëtar dhe e bën shqetësim ndërkombëtar krimin e përfshirë me drogat e forta kokainë dhe heroinë. Në një raport të publikuar në Angli tashmë shqiptarët e blenë menjëherë drogën tek prodhuesi.

Duhet një shqetësim politik dhe i madh i shtetit pasi origjina e këtyre rrjeteve është në Shqipëri dhe nuk mund të luftohet vetëm në Angli, Itali, Greqi apo Spanjë. Duhet luftuar këtu. Ne kemi një shtet të  paaftë për ta luftuar, por edhe të implikuar me krimin.?,  tha Mustafaj./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga