web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video – Burri përplas gruan përtokë/ Ia fut vrapit për të shpëtuar nga tërmeti

28 Janar 2020, 22:04, Aktualitet CNA

Tërmeti i mbrëmjes së sotme ka shkaktuar panik të madh te qytetarët dhe kjo u pa kur qytetarët lanë shtëpitë, si më 26 nëntor, dhe vrapuan menjëherë në rrugë.

Një video tregon qartë një moment të tërmetit në një supermarket në Durrës, ku vërtetohet shprehja e pranuar tashmë masivisht nga qytetarët  se ?tërmeti nuk njeh burrni?.

Një çift ka qenë në frigoriferin e një supermarketi kur ra tërmeti, por, më të ndjerë lëkundjett, djali ka shtyrë me forcë vajzën dhe e ka rrëzuar përtokë. Ai nuk ka denjuar aspak ta ndihmojë, por është larguar me shpejtësi për të dalë jashtë dhe për të shpëtuar kokën.

Ky veprim i këtij djali ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, madje ka shkaktuar edhe të qeshura./ CNA.al





Lajmet e fundit nga