web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu shpërtheu denoncimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ KPK nxjerr shifrat

28 Janar 2020, 22:47, Denoncim CNA

Procesi i vettingut duket se nuk i ka kursyer aspak denoncimet e qytetarëve, pasi shifrat tregojnë se  kanë vijuar me ritme të larta.

Të dhënat zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka regjistruar një numër të lartë denoncimesh që për vitin që mbyllën kap shifrën e 1857 denoncimeve.

Nga nisja e procesit të vetttingut, sipas Scan, në total janë regjistruar 4150 denoncime.

Denoncimet e qytetarëve kanë ndihmuar shumë në vendimet e trupës vlerësuese, si në rastin e gjyqtarit që kërcënonte një qytetar për konkurimin e një vendi pune me bashkëshorten.

KPK e pranon se ankesat e qytetarëve kanë pasur një rol kyç në gjykim, ndaj i bën thirrje herë pas here që të paraqesin pranë tyre çdo të dhënë dhe provë apo fakte për gjyqtarët apo prokurorët e korruptuar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga