web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paniku nga virusi vdekjeprurës/ Flet ekspertja e ISHP-së

27 Janar 2020, 21:11, Sociale CNA

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, duke folur për epideminë e koronavirusit që ka shpërthyer në Kinë, dhe përhapur në disa vende të botës, duke i marrë jetën 81 personave, u shpreh se OBSH ka dërguar ekipe të saj të vëzhgimit të shtetin kinez.

Duke folur më tej, Bino tha se ende nuk dihet origjina e kafshës nga është marrë virusi, ndërsa vlerëson se që ky virus të kalojë nga kafshët tek njeriu do kohë.

?Një grup i zyrës së OBSH në Pekin ka shkuar dhe ka vizituar edhe Uahanin. OBSH ka parë vetë spitalet, ka intervistuar vetë mjekë. Origjina e virusit besohet se është nga kafshët që shiteshin në treg. Kjo ka bërë që qeveria kineze të ndalojë për momentin eksportin e mishit. Gjithsesi, virusi është vështirë të kalojë nga kafshët tek njeriu. Nuk e dimë se nga cila kafshë është origjina.?, deklaroi Bino./CNA.al





Lajmet e fundit nga