web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLSH kallëzon në prokurori 3 ish regjistrues dhe 3 specialistë të ish -ZVRPP Gjirokastër

24 Janar 2020, 15:43, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit me objekt:?Auditimi përputhshmërie për vitin 2017 -2019?.

Me Vendimin të Kryetarit të Kontorllit të Lartë të Shtëtit është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr.372/9 datë 2020, i janë rekomanduar masat Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastës, për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në transaksionet me pronat.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat në mënyrë të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për: M.K, A.P dhe DH.K ish-Regjistrues dhe,L.B, K.R me detyrë Specialist/ Hartograf, G.K jurist, për konsumim të elementëve të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?:

– Në 13 raste, janë kryer veprime dhe ka ofruar veprime e lëshuar vërtetim pronësie pa dokumente ligjore , regjistruar truall+ndërtesë me sipërfaqe totale 2417m2 , pasi dokumenti ligjor nuk plotëson kushtet për të shërbyer si titull pronësie.
– Në 3 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme për një trung familjar 2 e më shumë AMTP, duke përfituar më tepër tokë prej 27700 m2.
-Janë regjistruar 24 pasuri bazuar në AMTP të plotësuara nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër,jashtë kopetencave ligjore.
– Në 4 raste regjistruar pasuritë e paluajtshme përfituar me leje legalizimi, për rrjedhojë është miratuar padrejtësisht në favor të poseduesve, më tepër trualli me sipërfaqe totale prej 263.6 m2.
– Në 5 raste ka regjistruar dhe ka kryer veprime, si pjesë e objektit ndërtesë 3 kat, regjistrimi është kryer me shkelje e parregullsi, më tepër sipërfaqe 151 m2 .
– Në 1 rast kanë regjistruar ndryshim zërit kadastral nga pyll në truall, me sipërfaqe 2400 m2, rezulton se është eleminuar kufizimi i mëparshem(në jug) me ?përrua?,
– Në 15 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme me dokumete fotokopje të panoterizuar, si dhe është kryer në mungesë të marrëdhënëieve me truallin.
– Në 1 rast ka regjistruar, truall me sipërfaqe 3110 m2 dhe ndërtesë 3 kat me sipërfaqe 140 m2, ZK 8541, rezulton se regjistrimi është kryer me shkelje të dispozitave ligjore, për rrjedhojë për truallin e përfituar me sipërfaqe 2970 m2, mungon dokumenti i pronësisë .
– Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur ka patur urdhër kufizimi nr.316, datë 08.12.2009 për mbivendosje.
– Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur objekti është hedhur dhe bie pjesërisht mbi rrugë, origjina e pronës është kopje, gjithashtu nuk është bërë verifikimi nëse prona në fjalë rrjedhin nga tituj pronësie të pronarit të fundit të saj, të regjistruar më parë në regjistër.
-Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur: Pasuria nr. 7/137 bie pjesërisht mbi pasurinë 7/87 e llojit përrua me sipërfaqe 1370 m2.
– Në 1 rast është ndryshuar zëri kadastral nga përrua në truall dhe nga rrugë në truall, si dhe zhvendosje e shtratit të përroit në kartela dhe hartën e punës, prona të cilat i shërbejnë interesit publik.
– Në4 raste kanë kryer veprime në kushtet kur objekti është hedhur dhe bie pjesërisht mbi rrugë, origjina e pronës është kopje.

KLSH, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër, konkretisht për : M.K,A.P dhe DH.K, ish-Regjistrues dhe,L.B, K.R me detyrë Specialist/ Hartograf, G.K jurist për konsumim të elementëve të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, neni 248 i Kodit Penal,, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 ?Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme? dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?.

KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën nr.372/12, datë 19.11.2019, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër, për shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin, etj., duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.





Lajmet e fundit nga