web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punojnë 24 orë kundër Partisë Demokratike/ Berisha për Xhorxh Soros

23 Janar 2020, 22:15, Politikë CNA

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin ?Opinion?,  teksa ka folur për situatën ekonomike u shpreh se vendi ka njohur vetëm regres, ndërsa për këtë akuzoi kryeminstrin Rama.

?Është tmerrësisht e dhimbshme për mua, kur shoh që jemi vendi i fundit për rroga, dhe Kosova që është një shtet i ri e ka rrogën mesatare më të lartë se Shqipëria.

Ka zhbërë gjithçka Edi Rama. As indeksim as rritje rrogash.?

Por teksa ka ndërhyrë gazetari Erl Murati, duke i kujtuar që në kohën e qeverisjes, së tij, Shqipëria rënditej disa shkallë më lart, persa i përket korrupsionit, Berisha e ka patur sërish në përgjigje për ta mohuar.

?Apsolutisht jo. “Trasparence International”, është një organizatë e komandua nga Xhorxh Soros. Soros është një armik i betuar i të majtëve në Shqipëri. Sorosi e sorosjanë punojnë nga mgjesi në darkë kundër Partisë Demokratike.”/CNA.al





Lajmet e fundit nga