web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dini gjë ku është Kryetari i partisë tuaj?/ Berisha zihet ngushtë nga gazetarët

23 Janar 2020, 21:21, Politikë CNA

Ish kryeministri Sali është vënë ngushtë para gazetarëve, mbremjen e sotme në emisionin ?Opinion?, teksa analisti Lorenc Vangjeli, e ka ?bombarduar? me pyetje.

Vangjeli  ju drejtua Berishës, nëse e din se ku është Kryetari i partisë, dhe se nëse e gjen, çfarë do e këshillonte.

I gjendur ngushtë, Berisha u mundua të shmangë vëmendjen tek probleme të tjera, si raportet ndërkombëtare, rritja e korrupsionit, apo situata post tërmet.

?Së pari këshilla ime për opozitën është që të mobilizohet maksimalisht për largimin e Edi Ramës nga pushteti që të hapen rrugët se siç e shihni po zbresim çdo ditë më poshtë. Lajmi nuk vjen nga Opozita, por nga institucionet ndërkombëtare. Viti që lam pas ishte një vit i zi, por ky tjetri do të jetë sterrë, jo i zi. Që të mos jetë kështu e kanë në dorë qytetarët shqiptarë.

Kanë kaluar dy muaj nga tërmeti, dhe kanë futur gjithsesej dy familje në dy barake. Shëtit familje me familje me gjuhë vagabondi.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga