web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Arroganca luftohet me zgjedhje”/ Ish ministri Drejtësisë: 30 qershori demostrim force

22 Janar 2020, 21:19, Politikë CNA

Ish ministri Drejtësisë, Ylli Manjani është pjesë e emisionit ?Real Story? ku po diskutohet mbi aktin e marrjes së drogës nga kryebashkiaku socialist, Lefter Alla, lirimi nga burgu I të fortëve të dënuar me burgime të gjata, por edhe situate politike dhe qeverisja e vendit nga Rama.

Në vlerësimin e bërë lidhur me mënyrën e qeverisjes nga Rama, Ylli Manjani, u shpreh se arroganca është sjellja e pavlerë e Kryeministrit. Ndërkohë lidhur me përdorimin e të fortëve nga politika, Manjani e quajti kartë që të ul reputacionin.

?Arroganca luftohet me zgjedhje, luftohet me demokraci. Ky sistem zgjedhor eshte komod per partine, por nuk eshte komod per demokracine e vendit.

E kam bindje, qe asnje parti nuk fiton asgje me te fortet. Ata provokojne arrogance ne komunitet. Njerezit thone po, por kur vjen tek kutija, ata reagojne kunder te fortit.

Ne 30 Qershor nuk ishin zgjedhje. Ishte nje demostrim force. Nuk ka asgje te keqe qe te behen zgjedhje te parakoheshme. Na jane bere zgjedhjet si makth?, ka artikuluar Ylli Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga