web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja Rama - Basha/ Ndoka përshëndet opozitën, nuk beson tek “sinqeriteti” i Ramës

19 Janar 2020, 18:24, Politikë CNA

Nard Ndoka, drejtuesi i partisë Demokristiane ka përshëndetur uljen e opozitës së bashkuar në tryezën e dialogut me mazhorancën pas pazarit të radhës Rama-Basha, duke vlerësuar se një veprim i tillë është detyrim edhe në resepekt të axhendës së vendosur nga  Bundestagu gjerman, por dhe për ti hapur rrugën miratimit të një reforme sa më të denjë për qytetarët shqiptarë.

?Vendimi i opozitës për reformën zgjedhore është më tepër një detyrim edhe për axhendën e Bundestagut gjerman, por edhe që reforma të miratohet me konsensus, në bazë të vërejtjeve të OSBE/ODHIR për përmirësimin e Kodit Zgjedhor, si dhe për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore që të jetë sa më e besueshme për partitë politike dhe qytetarët shqiptarë. Unë e vlerësoj si një hap të rëndësishëm për politikën shqiptare uljen në tryezë, pavarësisht se nuk jam i bindur që edhe mazhoranca do të jetë në të njëjtin drejtim. Nuk jam i bindur edhe për faktin se këto janë lëvizje pragmatiste të Kryeministrit dhe jo demokratike. Por gjithsesi është ende herët për të dhënë një vlerësim të qartë dhe të drejtë se cila do të jetë vazhdimësia e kësaj mazhorance për sa i takon reformës zgjdhore?, u shpreh kreu i PDK. Deklarimin Ndoka e bëri në një prononcim të dhenë për gazetën ?SOT?





Lajmet e fundit nga