web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“O mashtrues, si nuk ke turp”/ Ramës i dështon propaganda,  qytetarët i “nxjerrin bojën”

17 Janar 2020, 08:33, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama kohët e fundit ka ndryshuar ritualin e tij të mëngjesit. Tashmë Rama nuk thotë ?mirëmëngjes? duke publikuar një ndër ?punët e mëdha?, që pretendon se po bën qeveria e tij, por ka filluar e publikon fjalë të shenjta të personaliteteve botërore.

Sot Rama e ka nisur ditën duke cituar Papa Benediktin XVI, ?Djalli e merr forcën nga pavendosmëria dhe halli se ç’mendojnë të tjerët?.

Por, pas këtij postimi qytetarët, të cilët duket se nuk i besojnë më propagandës së Ramës, kanë shpërthyer në kritika dhe akuza në drejtim të kreut të qeverisë.

?Pse nuk publikoni më punët e javës? Apo keni mbaru gjitha punet e jemi në rregull??-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan ?Hap fabrika e vende pune, për këto kanë nevojë shqiptarët e sa ma pak “fjalë të urta e të shenjta”. Sjell investitor të huaj sidomos europiano-perendimor se mbaroi Shqiperia!?.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Krejt Shqipëria u mbush me drogë, mafie e me vrasje çdo ditë po shikojmë vrasje neper rrugë. Tani edhe me snajper ja kanë nis. Ndalo krimet e mos u merr me përralla e me shkrime te Papes po ndreqe Shqiperinë?

Më tej, një tjetër shkruan ?O mashtrues, nuk te ben leku njeri. Ngele duke kerku timonin por harrove qe nuk je i afte te drejtosh as makinen e jo me nje shtet. Ti ske turp e ska vlere ajo shprehja. Por te zente haku i atyre qe po vuajne nga tahmaja jote.?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga