web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Majlinda Bregu jep alarmin/ Ja çfarë rrezikon Ballkani Perëndimor

17 Janar 2020, 08:29, Politikë CNA

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu duke folur sot në një konferencë parlamentare për integrimin, ka vënë theksin tek zhvendosja e popullsisë në rajon.

Majlinda Bregu theksoi se ky është një presion i jashtëzakonshëm, ndërsa shtoi se shifrat e të rinjve që duan të ikin nga vendi i tyre janë alarmante.

Sipas Bregut këto shifra tregojnë se çfarë rrezikon të ndodhë në vitet në vijim në rajonin tonë, nëse nuk integrohen në BE.

?Jemi në një presion të jashtëzakonshem të zhvendosjes së popullsisë në rajon. Në vitet e fundit është larguar rreth 1/3 e popullsisë. Dhe kjo nuk është një dukuri në rënie. Rreth 23 % e të rinjve në Rajon nuk janë as punë, as në shkollë dhe as trajnime. Kjo është mjaft shqetesuese për çfarë do të ndodhë në vitet në vijim.

Alarmante janë edhe shifrat e Balkanbarometrit, sipas të cilit, 61% e të rinjve në rajon janë pro integrimit europian dhe shpresojnë që e ardhmja europiane të ndryshojë realitetin në vendin e tyre, por po 61% e tyre janë gati të largohen nga vendi i tyre?-tha ndër të tjera Majlinda Bregu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga