Sloganet kundër në protestë/ Berisha: Janë vegël e opozitës së opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Media në Shqipëri pritet të ndeshet gjatë këtij viti me një terren në vështirë përballë propagandës në rritje të zyrtarëve dhe ngushtimit të hapësirave të lirisë për informim dhe raportim. Konstatimi vjen nga grupimet e gazetarëve dhe të shoqërisë civile, që thonë se media po funksionon përmes një sistemi të deformuar, për shkak të ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve me pushtetin politik.
Kështu e nis raportimin nga Tirana korespondentja e radios “Zeri i Amerikës”, që duke ju referuar përfaqësuesve të shoqatave të gazetarëve dhe shoqërisë civile thotë se drafti anti-shpifje i qeverisë, që kritikohet njëzëri nga komuniteti i gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare, me argumentin se ngushton hapësirat e informimit dhe raportimit në mediat on-line, erdhi në një moment kur këto media po sfidonin lajmet që prodhohen dhe shpërndahen nga zyrat e shtypit.
Spektri mediatik shqiptar, vijon VOA, vlerësohet nga analistë, gazetarë dhe pjestarë të shoqërisë civile, i qenë nën trysninë e vazhdueshme të zyrtarëve të veshur me pushtet. Informaliteti në media, propaganda qeveritare dhe ngushtimi i hapësirës së informacionit dhe raportimit janë sot problemet më shqetësuese.
Analisti Fatos Lubonja argumenton se ka një vetëdorëzim të medias, pasi ato nuk janë produkt i tregut të lirë, por i binzeseve të pronarëve.
?Vetëdorëzimi është i qartë, ka të bëjë me konfliktin e interesit që kanë pronarët e mediave, të cilët duhet të mbrojnë interesat e bizneseve të tyre. Mirëpo këtu ka një konflikt, sepse nga një anë rritja dhe mbajtja në këmbë e biznesit në Shqipëri është bërë gjithë e më e pamundur pa mbështetjen e qeverisë, pa tenderat që jep qeveria, pa lejet e ndërtimit, lejet e ndryshme, konçensionet. Dhe pa dyshim që qeveria pastaj përmes kësaj kapje, që i ka bërë ekonomisë, ushtron presion mbi produktin tjetër, që duhet të prodhojnë mediat që është informacioni?, argumenton Lubonja.
Gazetari i BIRN Gjergj Erebara thotë se numri i gazetarëve aktivë është në rënie dhe se redaksitë në media të ndryshme janë në tkurrje, për shkak të zvogëlimit të buxhetit të reklamave dhe ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve të medias me pushtetin politik.
?Tregu shqiptar është i dominuar nga shumë pak reklamues të mëdhenj, përsa i përket televizioneve. Gazetat, që janë kontribut i qytetarit drejtpërdrejt, në financat e një media, është në rënie drastike, drejt asgjë?simit total. Gjatë vitit të kaluar u mbyll dhe gazeta Shekulli print, që ishte një nga gazetat më të vjetra në vend?, – thotë Gjergj Erbara, gazetar i BIRN.
Dhe kjo gjendje ka sjellë përparimin e propagandës së zyrtarëve, thonë gazetarët. Informacioni dhe raportimi është zëvendësuar me prodhimin e lajmeve të realizuara nga zyrat e shtypit, pohojnë ata.
?Propaganda zyrtare determinon informacionin dhe raportimin në media. Më së shumti kjo është e ndikueshme si e tillë mbi median tradicionale, të cilat aktualisht kanë dhe pjesën më të madhe të tregut mediatik të Shqipërisë?, shprehet Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Analisti Fatos Lubonja kur flet për rritjen e propagandës së qeverisë ka parasysh televizionin e kryeministrit ERTV.
?Ky është një nga skandalet dhe turpet më të mëdha të Shqipërisë, ku kryeministri krijon në zyrat e tij televizionin e tij, që prodhon vazhdimisht lajmet siç do vetë, si edhe shpërndan lajmet në gjithë televzionet e tjera private dhe publike?, thotë Fatos Lubonja, analist.
Interesit të “Zërit të Amerikës” mbi shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe shoqërisë civile për propagandën në rritje të zyrtarëve të qeverisë, për produktin e gatshëm që u ofrohet mediave nga televizioni i Kryeministrit ERTV, kostot e tij dhe faktin se kush i mbulon ato, zyra e shtypit pranë Kryeministrit nuk iu përgjigj.
Gazetarët mendojnë se zyrat e shtypit janë prodhuesit më të mëdhenj të lajmeve të rreme në Shqipëri. Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj thotë se gjatë punës së saj gjen gjithnjë e më pak hapësirë transparence në zyrat dhe faqet online të institucioneve, sidomos kur interesohet për menaxhimin e parave publike.
?Do të sjell një shembull. Agjensisë së Prokurimeve Publike ne i dërgojmë vazhdimisht kërkesa për informacion për dokumenta që janë në faqen e tyre por që nuk klikohen, ose nuk janë të aksesueshme, ose mungojnë tabela të tëra të cilat afishohen si tabela të mundshme për publikim, apo për tenderat, të cilët i kanë vetëm në një periudhë dy-tre javore dokumentacionin on line. Dhe cila është përgjigja e tyre? Është që ku dokumentacion dhe gjithçka tjetër është e aksesueshme në buletin. Ne e dimë shumë mirë? që buletinet janë formate krejt të shkurtuara dhe detyrimi për t?i publikuar në? faqen elektronike është krejt i ndryshëm?, – shprehet Aranita Brahaj, drejtore e Open Data Albania.
Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë mendon se në momentin që qeveria u ndje e kërcënuar nga mediat e reja on-line, vendosi të miratojë ligjin antishpifje i cili detyron AMA të marrë rolin e gjykatës dhe mediat ta paguajnë gjobën pa shkuar në gjykatë, që praktikisht, sipas zotit Çipa, do të thotë mbyllje e tyre…
Analistët dhe gazetarët i shohin përpjekjet e qeverisë për miratimin e draftit anti-shpifje si vazhdimësi e vullnetit të mbrapshtë për të kontrolluar mediat.
?Nuk jemi në kohën kur qeveria ndikon politikën editoriale, jemi në kohën kur qeveria kontrollon në mënyrë tërësore politikën editoriale?, – thotë Gjergj Erebara.
Presidenti Ilir Meta të dielën e ktheu draftin antishpfije të qeverisë në parlament për rishqyrtim, me argmumentin se bie ndesh me parimet kushtetuese, ndërkohë që Unioni i Gazetarëve paralajmëron që nëse shumica qeverisëse nuk tërhiqet, do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Në këto kushte media pritet të ballafaqohet gjatë këtij viti me një terren të vështirë, në përpjekje për të ruajtur të pacunguar informacionin dhe raportimin, përballë propagangës dhe tentativave të pushtetit politik për ngushtimin e hapësirës së lirisë së medias në Shqipëri.
Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme për burrin ...
Një qytetar nga Korça tregon në emisionin “Stop”, se është n...
Muharrem Hoçja është investitor i një pallati në Krujë dhe p...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të ...
Në Zyrën Postare, Priskë vjehrra punon në vend të nuses. Fir...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar qytetarit di...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, la pasoja të rënda edhe në Ti...
Emisioni “Stop” në Tv Klan u ndal këtë, të enjte, në investi...
Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë mijëra familje në qiell të hap...
Emisioni “Stop”, i mbrëmjes së sotme, ka sjell një historik ...
Një ditë më parë, emisioni “Stop”, transmetoi rastin e pedag...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër skanda...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Emisioni “Stop” në Tv Klan solli, këtë të martë, në vëmendje...
I riu nga Laçi që u ankua në Fiks Fare për harresën në burg ...
Një i ri nga Laçi, i dënuar për dhunë në familje është “harr...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...