web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëmet nga tërmeti/ 40 urdhër-arreste, në pranga zyrtarë dhe ndërtues pallatesh

14 Janar 2020, 17:26, Kronika CNA

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar rreth 40 urdhër -arreste, për ish-drejtues vendorë, shefa urbanistike dhe ndërtues pallatesh.

Ata akuzohen për ndërhyrje të paligjshme në pallatet e dëmtuara nga trërmeti i 26 nëntorit, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre.

Aksioni është shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë, ndërsa mes të ndaluarve janë edhe ish kryekomunarët e Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë një aksion i ngjashëm u zhvillua në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues.

Personat e shoqëruar ndodhen në ambientet e policisë së Tiranës./CNA.al





Lajmet e fundit nga