web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron eksperti i sigurisë/ Shqipëria i ka hedhur dorashkën në fytyrë Iranit, duhet kujdes

13 Janar 2020, 20:44, Politikë CNA

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, në një lidhje me emisionin ?Real Story?, ka folur për situatën e krijuar mes SHBA-ve dhe Iranit dhe rolin e Shqipërisë.

Sipas Shtunit, shanset që Irani të krijojë një farë shqetësimi në Shqipëri janë të vogla por gjithsesi duhet pasur parasysh që kërcënimet janë bërë.

Ai tha se, nisur nga deklaratat e liderëve shqiptarë dhe dëbimi i ambasadorit të Iranit, Shqipëria në një farë mënyre i ka hedhur dorashkën në fytyrë Iranit, pra e ka sfiduar dhe duhet pasur kujdes.

?Shanset që Irani të krijojë një farë shqetësimi për Shqipërinë janë të vogla por gjithsesi duhet pasur parasysh që kërcënimet janë bërë.

Ka pasur edhe më parë tendenca. Dëbimi i ambasadorit ishte një farë ofendimi i drejtpërdrejt, një farë hedhje e dorezës në fytyrë.

Gjithashtu deklaratat e liderëve që e kanë identifikuar Iranin si burim destabiliteti. Soleimani ka pasur gjak në duar për vrasjen e qindra amerikanëve kështu që goditja ka qenë e pritshme.

Sa i përket aspektit të rrezikshmërisë me të cilin përballet Shqipëria duhet të kihet kujdes. Aftësitë e Iranit për të goditur në mënyrë asimetrike janë shumë të limituara. Goditja e dy bazave ishte për të shpëtuar fytyrën?, u shpreh Shtuni./CNA.al





Lajmet e fundit nga