web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Ramës hedh poshtë departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe deklarimet e lobistit amerikan

13 Janar 2020, 16:53, Politikë CNA

Gjykata e Ramës hedh poshtë departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe deklarimet e lobistit amerikan.
Pas gati 2 vitesh gjykata e Tiranës, ajo e shkallës së parë ka mbyllur gjithçka në lidhje me rreth 1 milion dollarë të paguara nga Lulzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lobim.

Ndërkohë një shumë e këtyre parave, një pjesë e vogël rreth 75 mijë dollarë janë paguar zyrtarisht nga PD dhe janë deklaruar në KQZ, por rreth 950 mijë të tjera nuk dihet nga kanë ardhur si kanë shkuar dhe si janë paguar në SHBA nga një kompani guackë offshor, nga një kompani ruse e cila u denoncua fillimisht nga amerikania investigative Mother Jones . Por sot ka ndodhur ajo që pritej, gjykata për interes të Edi Ramës e ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Bashës, nuk ka asnjë çudi por skandali qendron në tjetër këndvështrim.

Dokumentat e publikuara në Mother Jones janë të publikuara dhe zyrtarisht në faqen e departamentit amerikan të Drejtësisë e cila është Ministria e Drejtësisë së SHBA. Pra është ky institucion, që ka publikuar dokumentat e deklaruara nga Nik Muzin i cili është personi i kompanisë që ka bërë dhe lobimin për llogari të Lulzim Bashës. Dokumentat zyrtarë dhe deklarimet zyrtare të bëra nga SHBA thonë se Lulzim Basha ka paguar 1 milion e 25 mijë dollarë nga të cilat 75 mijë dihen dhe janë zyrtare, të deklaruara në KQZ, kurse 950 mijë të tjera nuk i dihet burimi.

Sot, me atë vendim të dhënë gjykatësi dhe gjykata shqiptare ka hedhur poshtë dokumentet zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Ka vënë në dyshim sistemin amerikan dhe ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Bashës. Duke qenë se janë dokumentat e shtetit amerikan sipas gjykatësit çështja pushohet sepse këto nuk na qenkan një provë e mjaftueshme për këtë gjyqtar apo dhe dy prokurorë të çështjes për lobimet e Bashës në SHBA.

Është kjo gjykatë, të cilën Lulzim Basha e akuzon çdo ditë që është e kapur nga Edi Rama, është ky sistem drejtësie i kapur nga kryeministri vendit, këtë deklaron çdo ditë kreu i PD. Kjo gjykatë, kjo drejtësi e kapur nga kryeministri sot ka hedhur poshtë dokumentat e publikuara nga një media investigative, ka hedhur poshtë dokumentat zyrtarë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe dokumentat e deklaruar nga kompania e lobiste e Nik Muzin e cila dhe ka marrë 1 milion e 25 mijë dollarë nga Lulzim Basha. Por, këto dokumenta nuk janë të mjaftueshme për tu dënuar, dikush që nuk deklaron burimin e këtyre parave. Ku janë gjetur këto para, ku i gjeti Lulzim Basha lekët që i çoi në SHBA, çfarë e lidhte Bashën me një offshore rus të cilin Nik Muzin e ka dekalruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, pra në SHBA.

Këto para janë paguar sepse departamenti i Drejtësisë i ka pranuar sepse kompania i ka pranuar. Për ato janë paguar taksat, janë bërë të gjitha deklarimet dhe SHBA i njohin, ndërsa gjykatësit tonë dhe prokuroria shqiptare e Edi Ramës sot nuk i ka pranuar, nuk i ka njohur por ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Bashës.

Pra me pak fjalë, gjykatat shqiptare të Edi Ramës kanë hedhur poshtë dokumentat zyrtare të SHBA duke pushuar çështjen për Lulzim Bashën.
Çfarë nuk bën vëllai për vëllain, ky është dhe rasti për të thënë se gjykatat e Edi Ramës hodhën poshte dhe dokumentat e Amerikës për të shpëtuar Lulzim Bashën./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga