web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Historia e pazakontë/ Kushërinjtë e parë në pritje të një fëmije, rrezikojnë burg dhe gjobë

9 Janar 2020, 11:07, Aktualitet CNA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Utah të SHBA-së, ku një çift rrezikon të dënohet me 5 vite burg dhe një gjobë prej 10 mijë dollarësh.

Daily Mail raporton se shkak për këtë është bërë fakti se ata presin një fëmijë bashkë, dhe me ligjet e Utah, kryerja e marrëdhënieve seksuale mes kushërinjve është e paligjshme.

Michael Lee dhe Angela Peang u martuan në Colorado, pasi në Utah martesa e tyre ishte e paligjshme, duke qenë se konsiderohet incest.

Tashmë Angela është 5 muajshe shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë një djalë, me djalin e dajës së vet, të cilin e ka burrë.

Peang ? e cila ka tre fëmijë nga një martesë e mëparshme ? u shpreh se oreksi i madh seksual i çiftit, ndihmoi në mbetjen shtatzënë të saj.

Dy 38-vjeçarët janë rritur bashkë dhe thonë se gjithmonë kanë pasur një tërheqje për njër-tjetrin.

Ata thonë se nuk iu intereson se çfarë mendojnë familjarët e tyre.





Lajmet e fundit nga