web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagime në SHBA pas sulmit të Iranit/ Pelosi: Bota nuk mund të përballojnë një luftë të tillë

8 Janar 2020, 08:07, Kosova & Bota CNA

Kryetarja e Dhomës në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi ka reaguar pas sumit në bazën ushtarake amerikane në Irak.

Pelosi është shprehur se SHBA dhe bota nuk mund të përballojnë një luftë të tillë.

Po ashtu ajo theksoi se ?Ne duhet të sigurojmë trupat amerikane?, duke i dhënë fund provokimeve të panevojshme të administratës dhe duke i kërkuar Iranit të ndalojë dhunën.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, përmes një deklarate zyrtare për mediat Grisham pohoi sulmin, ndërsa theksoi  se Shtëpia e Bardhë po vijon monitorimet.-raporton CNN.

?Ne jemi të vetëdijshëm për sulmet ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar, po monitoron nga afër situatën si dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë?, tha ajo.SHBA ka rreth 5000 trupa në Irak. Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme kanë detyruar Mbretërinë e Bashkuar të vendos në gatishmëri Marinën Mbretërore dhe helikopterët ushtarakë. Vendimi u bë me dije nga Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace. Forcat e Armatosura shqiptare nuk kanë efektivë në Irak./ CNA.al





Lajmet e fundit nga