web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dashamir Shehi flet pa dorashka/ Opozita nuk fitoi asgjë nga djegia e mandateve

7 Janar 2020, 13:35, Politikë CNA

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi e ka thënë hapur se opozita, praktikisht nuk ka fituar asgjë nga diegia e mandateve të deputetëve.

Në një prononcim për CNA.al, Dashamir Shehi tha nga djegia e mandateve, kanë fituar vetëm sa i takon anës morale.

?Praktikisht opozita nga djegia e mandateve nuk ka fituar ndonjë gjë të madhe, biles nuk ka fituar hiç. Por, nga ana morale të paktën një herë iu tregua qytetarëve se ky grup njerëzish e ka më seriozisht politikën sesa interesat e vogla private.?-tha Dashamir Shehi.

Po ashtu ai theksoi se plani i opozitës ishte që parlamenti të mbetej bosh, por siç duket situata doli nga kontrolli.

?E dyta është se duke dalë nga parlamenti ne menduam se do ta izolojmë kundërshtarin, por fatkeqësisht hynë disa njerëz pa vlerë që janë më shumë pro qeverisë sesa vetë socialistët?-deklaroi Dashamir Shehi për CNA.al.

Strategjia e opozitës/ Dashamir Shehi paralajmëron rikthimin e protestave





Lajmet e fundit nga