web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi ajror në Irak/ Koalicioni i udhëhequr nga SHBA hedh poshtë njoftimet

4 Janar 2020, 18:17, Kosova & Bota CNA

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër Shtetit Islamik, bën të ditur se nuk ka kryer sulme ajrore pranë kampit Taji në veri të Bagdadit.

Gjithashtu ushtria irakene hodhi poshtë njoftimet për një sulm ajror ndaj një aukolone me ndihmë mjekësore në Taji.
Më herët, Forca e Mobilizimit Popullor të Irakut, grupi ombrellë i grupimeve paraushtarake tha se, si pasojë e sulmeve ajrore pranë kampit Taji ishin vrarë gjashtë persona dhe plagosur rëndë tre të tjerë.

Sipas televizioni shtetëror irakian, sulmet ajrore ishin kryer nga forcat amerikane.
Në një postim në twitter një zëdhënës i koalicionit shkruante “Fakt: koalicioni … nuk ka kryer sulme ajrore pranë kampit Taji (në veri të Bagdadit) ditët e fundit”.

Forca e Mobilizimit Popullor të Irakut tha se sulmet goditën një autokolonë me personel mjekësor dhe jo udhëheqës të lartë, sikurse u raportua në disa media. Por më vonë zëdhënësit e kësaj force lëshuan një deklaratë tjetër ku thuhej se në Taji nuk ishte goditur asnjë autokolonë me personel mjekësor.





Lajmet e fundit nga