web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbretëresha Elisabeth e mban pemën deri me 6 shkurt/ Zbulohet arsyeja mbresëlënëse

4 Janar 2020, 13:45, Kosova & Bota CNA

Sezoni i festave mund të ketë ardhur dhe kaluar për ju, por do të zgjasë të paktën një muaj tjetër për Mbretëreshën Elizabeth. Sipas raporteve, Mbretëresha do i lejë zbukurimet e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në Sandringham deri në fillim të shkurtit për një arsye të veçantë.

Ndërsa shumë besojnë se mbajtja e dekoratave të festave pas Epifanisë më 6 janar, sjell ters, Mbretëresha duket se nuk beson në bestytni fetare.

Mbretëresha tradicionalisht e mban shtëpinë e saj private të zbukuruar në mënyrë festive të paktën deri me 6 shkurt të çdo viti. Kjo datë është e rëndësishme për familjen mbretërore pasi shënon përvjetorin e vdekjes së babait të saj.

Babai i Mbretëreshës Elizabeth II, Mbreti George VI, vdiq në atë datë në vitin 1952 brenda Sandringham House, shpjegoi revista. Që nga vdekja e të atit, Mbretëresha ka kaluar çdo përvjetor brenda shtëpisë në mënyrë private para se të kthehej në detyrat e saj të rregullta në Pallatin Buckingham.

Përtej kujtimit të babait të saj, Sandringham ka qenë prej kohësh një vend i veçantë për Mbretëreshën dhe tërë familjen e saj./CNA.al





Lajmet e fundit nga