Maqedonia e Veriut/ Qeveria teknike organizon zgjedhjet e 12 prillit
Qeveria e dytë teknike prej sot e deri në njëqind ditët e ar...
Pas sulmit në Irak kundër gjeneralit iranian, Kasem Soleimani, SHBA duket e zhgënjyer nga qëndrimi i europianëve. Ndërkohë Brigadat Al-Kuds paralajmërojnë hakmarrje e nuk përjashtojnë as sulme në Ngushticën e Hormuzit.
Mijëra irakianë demonstruan të shtunën kundër SHBA në një ceremoni mortore për gjeneralin e vrarë, Kasem Soleimani duke kërkuar hakmarrje me thirrje ?vdekje Amerikës”. Me arkivolin e gjeneralit të vrarë ata kaluan nëpër kryeqytetin e Bagdadit duke lëshuar thirrje urrejtjeje kundër SHBA-së. Soleimani u vra me drone amerikane në Irak, dhe njihej si drejtuesi i brigadave famëkeqe Al Kuds dhe këshilltar i afërt i liderit suprem fetar të Iranit, Ajatollah Khamenei. Irani ka shpallur se do të ketë hakmarrje masive. Edhe Gardat e Revolucionit, pjesë e të cilave ishin Brigadat Al-Kuds kanë kërcënuar se do të hakmerren kundër SHBA dhe nuk përjashtojnë sulmet në Ngushticën e Hormuzit.
Irani do t’i ndëshkojë amerikanët, ku të jenë, tha komandanti i njësive elitë në provincën Kerman, gjenerali Golamali Abuhamseh të shtunën për agjencinë Tasnim. ?Ngushtica e Hormuzit është një pikë e rëndësishme për perëndimin dhe shumë shkatërrues amerikanë dhe anije lufte e kalojnë atë”, tha Abuhamseh.
Pompeo kritik ndaj vendeve europiane
Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi mbështetjen e europianëve pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Soleimani nga SHBA. Pompeo tha të premten për televizionin Fox News, se aleatët europianë ?nuk ishin aq ndihmues”, sa kishte shpresuar ai.
Vrasja e Soleimanit në Irak u urdhërua nga presidenti Trump dhe u përshëndet nga republikanët dhe Izraeli. Kurse krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish perëndimore paralajmëruan nga shkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Afërt. Pas bisedimeve me aleatët në rajon dhe Europë, Pompeo tha se britanikët, francezët, gjermanët duhet të kuptojnë, se ?ajo që kanë bërë amerikanët ka shpëtuar jetë njerëzish edhe në Europë.” Kurse bisedimet me partnerët tanë në rajon kanë qenë ?të gjitha fantastike”, shtoi Pompeo, i cili e quajti sulmin ?një gjë të mirë për të gjithë botën”.
NATO ndërpret trajnimin e trupave irakiane
Pas vrasjes së gjeneralit të njohur iranian, Kasem Soleimani, për shkak të gjendjes së rrezikshme në rajon, NATO ka ndalur për momentin trajnimin e trupave irakiane. Zëdhënësi, Dylan White tha, se misioni megjithatë nuk do të ndërpritet. ?Por aktivitetet e trajnimit janë ndalur përkohësisht.” NATO e vëzhgon gjendjen me kujdes, tha zëdhënësi. Siguria e personelit ka prioritet. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper pas zhvillimeve të fundit në rajonin e Lindjes së Afërt./ DW
Qeveria e dytë teknike prej sot e deri në njëqind ditët e ar...
Dy vjet më parë, Italia u bë e suksesshme për njohjen e ushq...
Pas vrasjes së gjeneralit iranian nga Amerika, Kassem Sulejm...
Zjarret e pyjeve po tërhiqen në mënyrë të pakontrollueshme n...
Fjala “integrim” është vendosur në qendër të debatit publik ...
Mijëra njerëz janë mbledhur në rrugët e Bagdadit për varrosj...
Pas vrasjes së gjeneralit iranian, Soleimani, në botë është ...
Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara...
Forcat e armatosura të Australisë po ndihmojnë për të luftua...
Turqia ka dënuar sulmin ajror të SHBA-së në Irak, nga i cili...
Ekspertët presin një rritje më të madhe ekonomike të Gjerman...
Jo rrallëherë, zyrtarët shtetërorë janë kritikuar për luksin...
Dalin pamjet e vrasjes së Qassem Soleimanit, komandantit të ...
Vrasja e gjeneralit iranian, Qassem Soleiman është mbështetu...
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se marrëdhëniet mes...
Ekzekutimi i gjeneralit iranian, Qassem Soleiman, komandant...
Pasi më parë presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjene...
Vetëm pak ditë pas arrestimit lirohet kandidati për deputet,...
Presidenti amerikan, Donald Trump, doli në mbrojtje të vendi...
“Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicio...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...