web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua me makinë pas konfliktit/ Në pranga shtetasi i dehur

3 Janar 2020, 12:32, Kronika CNA

Një 39-vjeçar ka rënë në pranga në Pogradec, pasi ka kundërshtuar uniformat blu për të ndalur automjetin të cilin po e drejtonte në gjendje të dehur.

Policia e ka arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin D.G., banues në Buçimas të Pogradecit, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, si edhe nga kryerja e testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia është vënë në ndjekje të D.G., pasi dyshohet se ishte konfliktuar me një shtetas tjetër në fshatin Buçimas dhe më pas ishte larguar me mjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga