web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hutoheni në telefon gjatë kohës që jeni në tualet/ Ja shpikja që e parandalon

2 Janar 2020, 00:10, Aktualitet CNA

Shumë prej nesh i ka ndodhur të shkojnë në tualet dhe të hutohen për minuta të tëra pas telefonit, pa u kujtuar për kohën dhe vendin ku ndodhet.

Disa, thjesht e marrin me shaka dhe e quajnë vendin ideal për të medituar, por një shpikje e teknologjisë së fundit, parashikon shmangien e këtij vesi aspak të këndshëm.

Një tualet në formë guaske është shpikja, që u tall nga përdoruesit e rrjeteve sociale, duke mos besuar në funksionin e vërtetë, por tualeti është dizejnuar në një kënd prej 13 shkallësh.

Mhabir Gil, drejtori i markës Standard Toilet, projektoi këtë guaskë tualeti pas një eksperience personale të hidhur.

?Ideja erdhi nga përvoja personale, kur unë ndalova në autostradë për të shkuar në tualet dhe kuptova se po bëhej një rresht i madh. Unë pyesja veten se çfarë po bënin njerëzit atje kur pashë disa njerëz që dilnin duke mbajtur telefona celularë?, tha ai për BBC.

Gil tregon se e ka testuar tualetin dhe forma e guaskës i bën njerëzit të qëndrojnë më pak minuta nga sa mund të vonohen në përditshmëri. Kjo shpikje u kritikua gjerësisht nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët pretendojnë se është e parehatshme dhe mund të shkaktojë shqetësime te personat që kanë probleme me shpinën apo gjunjët.

Por Raymond Martin, drejtori drejtues i Shoqatës Britanike të Tualeteve, hodhi poshtë këto pretendime teksa tha se nuk shkakton dëmtime të gjurit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga