web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në zyrën e Bashkisë/ Kush e donte të vdekur Fatos Tushen

31 Dhjetor 2019, 09:36, Kronika CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku pas një atentati në zyrë mbeti i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është Gëzim Saraçi, ish-shoferi i kryebashkiakut, i cili ishte shkarkuar nga puna.

Mësohet se Saraçi e ka pritur kryebashkiakun Tushe tek shkallët e Bashkisë më pas janë futur në zyrë dhe kanë deëbatuar.

Por, pas debateve ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi ka lëshuar brenda një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qënë një granatë dhe më pas janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Si pasojë është plagosur kryebashkiaku Tufe dhe sekretarja e tij, e cila ndodhej në zyrë.

Mësohet se autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe ndërkohë policia ka ngritur postblloqe në të gjithë hyrjet dhe daljet e qytetit.

Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Granatë dhe të shtëna me armë në zyrë/ Nisen drejt Tiranës e kryebashkiaku dhe sekretarja, ja gjendja shëndetësore





Lajmet e fundit nga