web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ipeshkvi i Lezhës mesazh ndërgjegjësues për Krishtlindje/ Tërmeti zbuloi varfërinë dhe korrupsionin

25 Dhjetor 2019, 10:04, Sociale CNA

Edhe në Katedralen e “Shën Nikollit” u mblodhën mbrëmjen e djeshme qindra qytetarë për të kremtuar Krishtlindjet.

Ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale gjatë meshës përmendi tërmetin shkatërues që shkaktoi humbjen e 51 jetëve, teksa tha se kjo provoi varfërinë dhe korrupsionin në Shqipëri, ndërsa kërkoi ndërgjegjësimin e qytetarëve.

“Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim. Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtetë të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë. Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo Krishtlindje të zgjoje ndërgjegjjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve”, deklaroi Vitale.

Kujtojmë se festat e këtij fundviti i kanë gjetur shqiptarët në një gjendje të jashtëzakonshme emergjence, pas tërmetit të 26 nëntorit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga