web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E pamundur t’i mbijetosh sfidave”/ Majlinda Bregu flet pas Samitit për “Mini Shengenin Ballkanik”

22 Dhjetor 2019, 15:45, Politikë CNA

Pas samitit të Mini Shengenit Ballkanik, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu thotë se ky këshill mbështet nismat që kontribuojnë drejt një axhende për krijimin e një tregu të përbashkët për rajonin tonë.

?Ne nuk kemi detyrë tjetër vetëm të nxisim dhe të mbështesim ide të cilat çojnë përpara bashkëpunimin rajonal. Ky është mandati që kemi. Çdo bashkëpunim dhe çuarja përpara e marrëdhënieve të mira, përmirësimi i nivelit të tregtisë rajonale apo dhe projekte të tjera rajonale të bëhen në nivel gjithpërfshirës. Është e pamundur t?i mbijetosh sfidave në një kohë kur Ballkani sot nuk dallohet për nivel ekonomik të qëndrueshëm për të përballuar sfidat globale?, tha Bregu.

Sipas Majlinda Bregut, ky bashkëpunim rajonal, i ashtuquajtur Minishengen Ballkanik do të përkthehet në rritje ekonomike për keto vende, dhe konkretisht sipas saj parashikohet një rritje prej 7% të GDP.

?Të gjitha vendet e Ballkanit kanë mbi 70% të shkëmbimeve tregtare me BE. Por ka vetëm rritje të GDP 1.3%. Në rast se ne kemi ecurinë si të BE dhe vendeve tona GDP rritjet me 7%. Europa nuk lindi se ishte në ADN-në e qytetarëve që sot jetojnë në Europë por lindi nga nevoja për të bashkëpunuar , për të qenë më të fortë, për një treg të përbashkët dhe për të përballuar sfidat globale?, u shpreh Bregu në një intervistë për News 24./CNA.al





Lajmet e fundit nga