web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krah babait me paterica/ Dalin fotot e vogëlushit Alvin Berisha pas operacionit

21 Dhjetor 2019, 20:10, Aktualitet CNA

Vogëlushi shqiptar Alvin Berisha që u nxorr nga kampi sirian pas disa tentativash është operuar për këmbën, të cilën e kishte vrarë në kamp.

Infermierja e tij ka publikuar disa foto të Alvinit, ku shihet se është me paterica, ku e shoqëron babai i tij Afrim Berisha.

Këtë foto janë publikuar sërish në rrjetet sociale nga Janis Jackson Hayes, e cila thotë se vogëlushi tashmë është i sigurt.

“Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të tjerë për Krishtlindje, dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij”, shkruan Janis Jackson Hayes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga