web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vidhnin banesa të braktisura nga tërmeti/ Në pranga 3 hajdutët

20 Dhjetor 2019, 08:30, Kronika CNA

Tre persona janë vënë në pranga në qytete të ndryshme të Shqipërisë, pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje të banesave të Durrës dhe Krujë. Banesat ku janë kryer vjedhjet ishin të braktisura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për shkak të panikut disa prej banorëve në këto zona kanë lënë shtëpitë e tyre për t?u larguar në një vend më të sigurt por duket se kjo situatë ka bërë që hajdutët të përfitojnë dhe të kryejnë vjedhje.

Në Durrës është vënë në pranga 42-vjeçari L. T, banues në Durrës, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët. Në Krujë u vunë në pranga dy të rinj E. R., 25 vjeç dhe N. P., 23 vjeç banues në Dobrac të Shkodres, të cilët ishin përgatitur prë të grabitur banesa.

Janë sekuestruar mjetet që u shërbenin shtetasve për të hapur dyert, si edhe pajisje të tjera me të cilat kryenin vjedhjet.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t?i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale ?Vjedhja? dhe ?Sigurimi i mjeteve për vjedhje?, në bashkëpunim./CNA.al





Lajmet e fundit nga