web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Propozimet për Sistemin Zgjedhor/ Hajdari: Mjaft me abuzime dhe vjedhje votash

19 Dhjetor 2019, 11:08, Politikë CNA

Kryetarja grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka folur për propozimet e bëra nga Opozita në lidhje me ndryshimet në Sistemin Zgjedhor të Shqipërisë.

Opozita ka propozuar sot draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në lidhje me këtë, Hajdari u shpreh se mekanizmat e reja që janë krijuar janë në funksion të plotë të transparencës gjatë gjithë procesit zgjedhor, në mënyrë që qytetarëve t?u rikthehet besimi tek vota e lirë. Draftet do të konsultohen edhe me Shoqërinë civile dhe Partitë e tjera politike, pasi është në funksion të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë.

?Prezantuan draftin në lidhje me infrastrukturën. Krijuam mekanizma të reja për transparencën që do të ketë i gjithë procesi i votimit. Nëse dikush tenton të vjedhë votën do të dërgohet në burg. Takimi ishte për të shqyrtuar këtë kërkesë të ardhur nga Bashkimi Europian për abuzimin në proceset zgjedhore. Është e nevojshme të kemi drafte të gjithëpranuara, para se këto drafte t?i dërgojmë. Shoqëria civile dhe Partitë jashtë Parlamentit të shikojnë çdo gjë që është hedhur në tryezë. Bëj thirrje të vazhdojmë me këtë proces aq të nevojshëm në Shqipëri. T?u rikthejmë besimin në votën e lirë dhe të ndershme?, tha Hajdari në një deklaratë për shtyp./CNA.al





Lajmet e fundit nga