web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dënimi i Salianjit/ Reagon Gazmend Bardhi: Asnjë surprizë! U dënua nga anëtari i bandës së Lushnjes

18 Dhjetor 2019, 14:59, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës për ish deputetin e PD Ervin Salianji.

Bardhi u shpreh se  ky vendim nuk ishte surprizë pasi sipas tij, gjyqtari që dha vendimin është anëtar i bandës së Lushnjes.

?Një vendim i pritshëm asnjë surprizëe që gjytari anëtar i bandës së Lushnjes do të merrte këtë vendim për Salianjin. Ky vendim për dënimin jo vetëm nuk do të na ndalë ne betejën e  përditshme me qeverinë por na bën më të fortë për të vazhduar betejën jo vetëm me përfaqësuesit e krimit.

Salianji u dënua nga banda e Lushnjes se ka sulmuar bandën e Agron Xhafajt. Gjyqtari Artan Gjermeni është anëtar i banës së Lushnjes ky është një fakt publik Sot është bërë bashkë banda e Lushnjes me bandën e Agron Xhafajt. Vendimi i sotëm është konfirmim i kësaj aleance?, u shpreh Bardhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga